LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti: Ja taksat që mund të rrisë qeveria për më shumë të ardhura, nga prona tek akciza e karboni

Megjithatë në raportin e saj të fundit lidhur me financat BB gjykon se sërish mbetet nën potencial dhe hapësirat për të përmirësuar këtë janë të shumta duke nisur nga heqja e përjashtimeve tek TVSH-ja tek rritja e disa taksave.

21 Nëntor 2025, 17:50 Nga E.d
Raporti: Ja taksat që mund të rrisë qeveria për më
Foto ilustruse

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka marrë reforma të rëndësishme në sistemin tatimor të cilat kanë dhënë efektin e tyre në rritjen e të ardhurave dhe efkiasitetin e administratës tatimore. Megjithatë në raportin e saj të fundit lidhur me financat BB gjykon se sërish mbetet nën potencial dhe hapësirat për të përmirësuar këtë janë të shumta duke nisur nga heqja e përjashtimeve tek TVSH-ja tek rritja e disa taksave.

“Reformat e fundit kanë forcuar sistemin tatimor të Shqipërisë, duke rritur aftësinë e tij për të thithur përfitime ekonomike dhe duke përmirësuar efikasitetin e administratës publike. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka qenë në mënyrë të vazhdueshme burimi më i madh i të ardhurave tatimore, i ndjekur nga tatimi mbi fitimin (TF), akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), taksat kombëtare dhe doganat.

Nga viti 2004 deri në vitin 2024, të ardhurat nga TAP janë rritur më shumë se dyfish në krahasim me rritjen nominale të PBB-së. Një dinamikë e ngjashme është vërejtur dhe në të ardhurat nga TF, ndërsa rritja e të ardhurave nga TVSH-ja ka qenë relativisht më e ulët. Këto përfitime reflektojnë masat e politikave të tilla si kalimi në tatimin progresiv në vitin 2014, krijimi i Zyrës së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe përpjekjet për formalizim që nga viti 2015. Në aspektin administrativ, dorëzimi dhe pagesa elektronike e detyrueshme e të gjitha deklaratave kryesore tatimore janë pika të forta të sistemit tatimor.

Megjithatë, mbledhja e të ardhurave mbetet nën potencialin e vet për shkak të nivelit të lartë të informalitetit, përjashtimeve të shumta dhe zbatimit të dobët. Gjatë dekadës së fundit, të ardhurat totale kanë qenë nën mesataren rajonale, ku TAP dhe TF kanë patur produktivitet të ulët çka sugjeron se pjesë të mëdha të bazës tatimore nuk taksohen për shkak të përjashtimeve, boshllëqeve ligjore ose sfidave administrative. Efikasiteti i TVSH-së në vetëm 54 përqind tregon se vetëm pak më shumë se gjysma e të ardhurave të mundshme mblidhen sipas normës standard” thuhet në raport.

Masat që mund të merren

Për të adresuar këto boshllëqe, Shqipëria në fund të vitit 2024 miratoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) 2024–2027, e cila synon të rrisë në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat buxhetore nëpërmjet zgjerimit të bazës së taksueshme, përmirësimit të adminis tratës tatimore dhe doganore si dhe duke luftuar evazionin fiskal nëpërmjet nje qasjeje të koordinuar dhe strategjike. Në përputhje me SAA-në, ky dokument i Rishikimit të Financave Publike (RFP) identifikon katër burime kryesore të të ardhurave të pashfrytëzuara mjaftueshëm.

Tatimi mbi të ardhurat personale nga qiratë afatshkurtra (short-term rentals: STR): Formalizimi i STR-ve mund të gjenerojë të ardhura shtesë që vlerësohen në të paktën 0.14 përqind të PBB-së. Pavarësisht rritjes së shpejtë të turizmit dhe STR-ve, mbledhja e taksave kufizohet nga informaliteti dhe rregullimi i dobët. Formalizimi përmes regjistrimit, lejeve dhe zbatimit të pajtueshmërisë tatimore do të zgjeronte bazën e TAP-it, do të përmirësonte standardet, do të rriste mbikëqyrjen mjedisore, do të siguronte shpërndarje më të barabartë të përfitimeve nga turizmi dhe do të integronte më mirë rritjen e STRve me nevojat e komuniteteve lokale. Ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin nr. 93/2015 për Turizmin zgjeruan përkufizimin e akomodimit për të mbështetur këto përpjekje. Duke supozuar rezervim të plotë të të gjitha strukturave akomoduese të listuara në AirDNA, potenciali i të ardhurave nga TAP për vitin 2023 do të ishte 0.14 përqind e PBB-së.

Taksa e pronës: Kalimi në një taksë mbi pronën të bazuar në vlerën e tregut mund të gjenerojë të ardhura nga kjo taksë deri në 0.4 përqind të PBBsë çdo vit dhe të forcojë decentralizimin fiskal. Aktualisht, të ardhurat nga taksa mbi pronën janë vetëm 0.3 përqind të PBB-së. Baza e ngushtë tatimore tkurret akoma më shumë nga përjashtimet e tepërta. Reformat e fundit kanë tentuar të përfitojnë nga rritja e vlerave të pasurive të paluajtshme, por normat e taksave mbeten të ulëta, mbledhja është joefektive dhe kadastra fiskale është e vjetëruar. Një qasje e bazuar në vlerën e tregut është më e drejtë ndaj aftësisë paguese të tatimpaguesve, frenon ndërtimet e tepërta dhe mund të mbështesë përshtatjen klimatike. Simulimet sugjerojnë se një taksë prej 0.10 përqind mbi pronat rezidenciale mund të gjenerojë të ardhura që arrijnë në 0.4 përqind të PBB-së, përfshirë përjashtimet dhe deri në 1.3 përqind të PBB-së pa përjashtime nga kjo taksë.

Taksa e karbonit mbi qymyrin: Rritja e taksës së karbonit mbi qymyrin do të mundësontë mbështetjen e objektivave klimatike, krijimin e përfitimeve shtesë për shëndetin dhe gjenerimin e të ardhurave që arrijnë në 0.18-0.35 përqind të PBB-së deri në vitin 2030. Taksa aktuale e karbonit nuk reflekton në mënyrë të mjaftueshme ndikimet e jashtme, dhe qeveria ka një kalendar për rritjen e saj deri në vitin 2030. Një rritje graduale e taksës së karbonit mbi qymyrin nga viti 2026 deri në vitin 2030 e ndihmon Shqipërinë të përafrohet me çmimin e sistemit të tregtimit të emetimeve të BE-së (ETS), ndërsa një rritje më e lartë pritet të sjellë të ardhura deri në 0.35 përqind të PBB-së, duke e ndihmuar Shqipërinë të përmbushë objektivat e saj të reduktimit të emetimeve dhe njëkohësisht të përfitojë edhe në aspektin e shëndetit publik. Një pjesë e të ardhurave të gjeneruara mund të përdoret për të kompensuar familjet në nevojë.

Akciza e duhanit: Rritja e akcizës së duhanit në Shqipëri për të përmbushur minimumin e BE-së mund të gjenerojë të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit. Edhe pse Shqipëria ka rritur normat e akcizës çdo vit, prevalenca e pirjes së duhanit mbetet e lartë, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik. RFP përshkruan tre skenarë politikash për rritjen e normës minimale të taksës së akcizës. Në skenarin e parë, Shqipëria rrit gradualisht taksën për të arritur minimumin e BE-së prej 90 eurosh për 1,000 cigare deri në vitin 2030, gjë që do të gjeneronte të ardhura shtesë në rreth 0.02 përqind të PBB-së çdo vit në periudhën 2025-2029.

Megjithatë, ky ritëm është i pamjaftueshëm për të kompensuar rritjen e popullsisë, zgjerimin e të ardhurave dhe inflacionin. Si rezultat, tregu i cigareve parashikohet të rritet dhe normat e pirjes së duhanit mund të rriten. Është e rëndësishme të theksohet se minimumet aktuale të akcizës së duhanit në BE, të vendosura në vitin 2011, janë të vjetruara. Në gusht 2025, Komisioni Evropian njoftoi plane për të rishikuar Direktivën e Produkteve të Duhanit, duke përforcuar nevojën për një strategj më ambicioze tatimore. Përshpejtimi i kalendarit të akcizave të Shqipërisë për të arritur minimumin aktual të BE-së deri në vitin 2027 do të gjeneronte të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit midis viteve 2025-2029. Kjo qasje me ritëm të përshpejtuar do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e deri në 13,000 vdekjeve të parakohshme, do të reduktonte shpenzimet personale të qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe do të sillte përfitime akoma më të mëdha për grupet vulnerabël.

Të hiqen përjashtimet

Përmirësimi i performancës së të ardhurave të Shqipërisë do të kërkojë gjithashtu rishikimin e përjashtimeve tatimore dhe forcimin e kapacitetive administrative. Shqipëria duhet të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të përjashtimeve të saj tatimore, veçanërisht në fushën e TVSHsë, për të rikuperuar një pjesë të të ardhurave të humbura, duke siguruar njëkohësisht mbështetje të vazhdueshme për grupet vulnerabël. Njëkohësisht, thelbësore është dhe forcimi i administratës tatimore përmes thjeshtimit, dixhitalizimit dhe përmirësimit të mekanizmave të përputhshmërisë tatimore. Këto reforma jo vetëm që do të zgjerojnë bazën e të ardhurave, por gjithashtu do të zvogëlojnë informalitetin dhe do të përafrojnë praktikat fiskale të Shqipërisë me standardet ndërkombëtare. Këto reforma janë kritike për zgjerimin e bazës së të ardhurave të Shqipërisë dhe përmbushjen e objektivave të saj afatgjata të zhvillimit./Monitor.al

taksat 2024 prona

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit