LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro rifiton terren, kthehet afër nivelit të 102 lekëve

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 101.75 lekë, në rritje me 0.72 lekë krahasuar me të martën.

17 Prill 2024, 13:37 Nga M.B

Euro rifiton terren, kthehet afër nivelit të 102 lekëve

TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun është rimëkëmbur pjesërisht në dy ditët e fundit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 101.75 lekë, në rritje me 0.72 lekë krahasuar me të martën. Kursi i këmbimit të Euros pati prekur nivelin më të ulët vjetor ditën e hënë, duke zbritur deri në nivelin e 100.78 lekëve. Siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, rënia e shpejtë është pasuar nga një rimëkëmbje e shpejtë dhe Euro ka rifituar afërsisht një pikë.

Rritja e Euros në dy ditët e fundit ka tërhequr në rritje përkohësisht edhe valutat e tjera. Dollari Amerikan u këmbye sot me 95.62 lekë, në rritje me 0.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Paundi Britanik arriti vlerën e 119.22 lekëve, në rritje me 0.87 lekë krahasuar me një ditë më parë. Megjithatë, ekspertët mendojnë se luhatjet e forta të kursit do të jenë afatshkurtra.

Përtej këtyre luhatjeve, kursi i këmbimit të monedhës vendase vazhdon të shfaqë një tendencë afatgjatë mbiçmimi. Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit Euro-Lek paraqitet në rënie me afërsisht 10%. Pritshmëritë për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit ngelen në favor të një Leku të fortë, i mbështetur nga flukset valutore në rritje të lidhura sidomos me turizmin.

Të dhënat e tërthorta tregojnë se numri i turistëve të huaj është në rritje të shpejtë edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, për periudhën janar-shkurt hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vitin e kaluar, deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin 2023, në vlerën e 191 milionë eurove, me rënie 78% krahasuar me vitin 2022.

Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të Euros në nivelet më të ulëta historike.

Eksportet në rritje të shërbimeve pritet të sjellin një ofertë të lartë valutore në treg gjatë muajve në vazhdim. Megjithatë, këtë vit ndoshta hapësirat për një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor janë më të mëdha, duke pasur parasysh inflacionin e ulët. Nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë të ndërhyjë për të zhvlerësuar monedhën vendase, duke tërhequr valutë nga tregu dhe duke rritur ofertën monetare në Lekë./ Monitor

kursi i kembimit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës