LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i Lekut uli më tej raportin e kredisë ndaj PBB-së vitin e kaluar

Banka qendrore vlerëson se kredia për sektorin privat zbriti në 30.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 1.2 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

16 Prill 2024, 14:53 Nga M.B
Forcimi i Lekut uli më tej raportin e kredisë ndaj PBB-së vitin e
Foto ilustruese

TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se raporti i kredisë për ekonominë me prodhimin kombëtar pësoi rënie vitin e kaluar, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit. Banka qendrore vlerëson se kredia për sektorin privat zbriti në 30.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 1.2 pikë përqindje më pak se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ka reflektuar rritjen e aktivitetit ekonomik në vend si dhe mbiçmimin e fortë të lekut ndaj monedhave kryesore.

Dinamikat e kreditimit sipas monedhave tregojnë se rritja e shpejtë e kredisë në lekë gjatë vitit ka çuar në zgjerimin e dukshëm të raportit të kredisë në lekë ndaj PBB-së në 17.3% (me 1 pikë përqindje), ndërkohë që raporti i kredisë në valutë është tkurrur në 13.3%. Sipas klientëve të bankave vihet re se financimi i kredisë për individë ka mbetur në të njëjtin nivel si një vit më parë në 12.3% të PBB-së, ndërsa ai për biznese është tkurrur me 1 pikë përqindje, në 18.3%. Kjo lidhet sidomos me faktin që në segmentin e bizneseve ka një peshë më të madhe të kredisë në valutë të huaj.

Në terma nominale, analiza e fundit e Bankës së Shqipërisë tregoi një ecuri pozitive të kreditimit. Për bizneset, përmirësimi i kreditimit është vërejtur në të gjithë nën segmentet pavarësisht madhësisë, por më i dukshëm ai ka qenë tek bizneset e vogla edhe ato të mëdha. Sipas sektorëve të ekonomisë, përmirësimi në tremujorin e fundit është vërejtur tek kreditimi i sektorit të turizmit dhe i shërbimeve, të cilët janë edhe sektorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend.

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ritmet e rritjes së kredisë për biznese, prej mesatarisht 5%, janë pranë niveleve mesatare të shënuara në gjashtëmujorin e parë. Por në ndryshim nga fillimi i vitit, vihet re zhvendosje drejt financimit në lekë dhe për mbulimin e nevojave për financimin e investimeve. Dinamikat afatshkurtra tregojnë se kredia për biznese është përmirësuar në tremujorin e fundit të vitit, duke ndryshuar sjellje nga ajo e vërejtur deri në muajin shtator.

Rritja mesatare e portofolit të bizneseve, prej 6.1% ishte rreth 2.7 pikë përqindje më e lartë se ajo e shënuar në tremujorin e tretë. Përmirësimi i ritmeve të rritjes është vënë re në të gjitha nënsegmentet sipas madhësisë, por më i dukshëm ai shfaqet tek biznesi i vogël dhe ai madh. Ecuria e mirë e aktivitetit ekonomik në vend, niveli i lartë i besimit dhe i çmimeve, krahas kushteve ende akomoduese për kreditim, kanë mbështetur këtë ecuri. Për biznesin e madh, mbasi kaloi në stanjacion në tremujorin paraardhës, kredia është rigjallëruar në një rritje 3.4% në fund të vitit. Sipas monedhave, rritja ka qenë më e dukshme në kredinë në lekë, e cila ka kompensuar ngadalësimin e kredisë në valutë.

Fenomeni i zhvendosjes së portofolit të kredisë nga euro në lekë ka vazhduar edhe në tremujorin e fundit. Ky fenomen është mbështetur si nga kalimi në territor negativ të diferencialit të normës së interesit të kredisë për biznese, ashtu edhe nga vazhdimi i presioneve mbiçmuese në tregun valutor. Në tremujorin e fundit, janë mbyllur rreth 90 kredi në euro me një shumë prej 4.6 mld lekë. Krahasimisht me tremujorin e tretë, numri i kredive të mbyllura është rreth tre herë më i lartë, ndërsa sasia lehtësisht më e vogël sinjalizon që ky fenomen ka qenë më i përhapur në kreditë më të vogla, të lidhura kryesisht me biznesin e vogël dhe të mesëm. Janë pikërisht këto dy segmente që kanë mbështetur dhe rritjen e ndjeshme të kredisë në lekë për kredinë e bizneseve.

Zhvillimet në portofolin e kredisë për individë kanë qenë më të qëndrueshme. Përgjithësisht norma e rritjes së këtij portofoli është reduktuar krahasuar me gjashtëmujorin e parë, duke reflektuar edhe zhvendosjen strukturore midis segmenteve. Kështu, zgjerimi i ritmeve të rritjes së kredisë konsumatore është balancuar nga ngadalësimi i kredisë për blerje banesa. Në ngjashmëri me tendencat e vërejtura tek kredia për biznese, financimi i individëve ka qenë më së shumti në lekë, rritja e të cilit ka kompensuar ngadalësimin e financimit në valutë.

Financimi i bankave për individët ka vijuar me ritme të larta, por në ngadalësim gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit ku rritja mesatare vjetore prej 12.7% ishte 1.2 pikë përqindje më e ulët se në gjashtëmujorin e parë. Ngadalësimi i kredisë së individëve sipas monedhave ka reflektuar përshpejtimin e ritmeve të rritjes së kredisë në lekë në 13.4% mesatarisht, ndërkohë që rritja e kredisë në valutë është ngadalësuar me 10 pikë përqindje në rreth 10%.

Në ngjashmëri me zhvillimet e vërejtura tek bizneset, edhe individët kanë vijuar të mbyllin para kohe një pjesë të kredive në euro dhe i kanë zëvendësuar ato me kredi në lekë. Por, në ndryshim nga bizneset, sasia e kësaj zhvendosjeje ka qenë e njëjtë përgjatë tremujorëve, ndërkohë që numri i kredive ka qenë më i vogël se në muajt e verës. Si edhe më parë, faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës pa penalitet./ REL

leku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës