Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.
TIRANË- Sipas një kërkimi të Monitor, nga 200 kompanitë më të mëdha në vend, vetëm 35% e tyre rezultonin që kishin hedhur dorëzuar bilancet deri ditën e diel. Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati i fundit për dorëzimin e bilanceve, subjektet raportojnë se të mërkurën në mëngjes sistemi i E-albania, përmes të cilit bëhet aplikimi i pasqyrave në Qendrën Kombëtare të Biznesit kishte rënë tërësisht, ndërsa pas orës 10 ka rifilluar funksionin.
Duke filluar nga data 24 korrik, një javë para afatit final që është 31 korriku, ekonomistët raportuan se nuk po arrinin të dorëzonin bilancet. Që nga ajo kohë sistemi ka punuar me hope, ndërsa dhe kur punonte ka pasur probleme, pasi bizneset nuk arrinin të përfundonin procedurën, sepse nuk njihej formulari i nënshkruar.
Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.
Të pyetur nga Monitor burime nga Qendra Kombëtare e Biznesit thanë se “Ne nuk kemi realisht asnjë problem me shërbimin. Po trajtojmë shumë aplikime në ditë. Shtyrje nuk ka sepse janë kufizime ligjore por do të vlerësohet situata deri në fund edhe maksimumi mund të trajtohen rastet e evidentuara teknikisht. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë”.
Edhe burimet nga E-Albania thanë që sistemi është në rregull dhe nuk është problemi tek ata. Teksa institucionet përgjegjëse bëjnë ping-pong me njëri tjetrin, kontabilistët dhe financierët rrezikojnë të gjobiten me 60 mijë lekë për çdo bilanc të dorëzuar me vonesë.
Sipas një kërkimi të Monitor, nga 200 kompanitë më të mëdha në vend, vetëm 35% e tyre rezultonin që kishin hedhur bilancet deri ditën e diel./Monitor
Foto TIRANË- Inflacioni bazë u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke konfirmuar një rritje graduale të...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje p&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për ...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare ka rikthyer për konsultim pas dy vitesh projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave...
Foto KOSOVË- Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit qershor 2025, duke reflektuar varësinë...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë s&eu...
Foto TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.Sipas kursi zyrtar të ...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EUR...
Foto ilustruese KOSOVA- Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare -...
Foto ilustruese TIRANA- Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sa...