LIVE UPDATES
Ekonomi

Paqja fiskale dhe ligji i faljes, afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin, ekspertët kërkojnë shtyrje

Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se udhëzimet e ligjeve janë miratuar dy muaj me vonesë, ndërsa afatet për zbatimin e tyre janë shumë të kufizuara.

21 Maj 2026, 07:51 Nga D.S

Paqja fiskale dhe ligji i faljes, afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin,

TIRANË- Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të “Paqes Fiskale” dhe atij për faljen e detyrimeve tatimore, doganore dhe të pushtetit vendor ekspertët paralajmërojnë se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se udhëzimet e ligjeve janë miratuar dy muaj me vonesë, ndërsa afatet për zbatimin e tyre janë shumë të kufizuara.

“Që në fillim do të doja të theksoja një disproporcion në kohë të efektshmërisë së akteve administrative. Me dy muaj vonesë është nxjerrë udhëzimi i ministritë financave për marrëveshjen e Paqes Fiskale. Po në këtë limit kohor është nxjerrë edhe një udhëzues i administratës tatimore. Ky i fundit ka përcaktuar subjektivisht një afat kohor të shtrënguar të hyrjes në fuqi të vetë ligjit. Praktikisht do të krijojë shumë probleme me zbatueshmërinë e procesit”, pohon ai.

Edhe kontabilisti Sotiraq Dhamo vlerëson se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave. Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve. Kontabilisti Dhamo sugjeron se administrata tatimore duhet shtyjë afatin për kryerjen e pagesave brenda 30 Qershorit 2026.

“Konstatoj se edhe koha për të aplikuar për fshirjen e detyrimeve dhe gjobave është shumë e shkurtër, pasi edhe udhëzimet kanë dalë me vonesë. Pra, e drejta për të kërkuar apo për të fshirë detyrimet dhe gjobat për vitet 2015–2024 fillon nga data 5 qershor, dhe për të falur gjobat, p.sh. nëse paguhet 50% e detyrimit, duhet të bëhet pagesa brenda 30 qershorit. Pra vetëm 25 ditë për të njohur e zbatuar këtë të drejtë ligjore. Mbase duhet të shtyhet me ligj ky afat i datës 30 qershor”, shprehet Dhamo.

Sipas kalendarit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aplikimet në sistemin “e-Filing” për Marrëveshjen e Paqes Fiskale nisën nga 15 maji dhe përfundojnë më 5 qershor 2026. Ndërsa deri më 30 qershor subjektet duhet të dorëzojnë marrëveshjen e nënshkruar, të paguajnë tatimet për rideklarimet dhe të ngarkojnë pasqyrat financiare të korrigjuara.

Po ashtu, deri më 30 qershor 2026 bizneset duhet të paguajnë 50% të detyrimeve për periudhën 2015–2019 për të përfituar faljen e pjesës tjetër, ndërsa afati final për pagesat e tjera dhe faljen e penaliteteve përfundon më 31 dhjetor 2026. Deri më 30 Qershor është afati i fundit, për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhat deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar.

Përveç tatimeve, ligji për faljen e detyrimeve ka nisur të zbatohet edhe nga administrata doganore dhe pushteti vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave më herët njoftoi se afati për faljen e pjesshme të detyrimeve doganore të papaguara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, konkretisht në masën 50% është deri më 30 Qershor 2026.

“Nëse paguan deri më 30 Qershor 2026, përfiton falje deri në 50% të principalit dhe 100% të gjobave dhe kamatëvonesave”, sqaroi administrata doganore.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave të Bashkisë së Tiranës, njoftoi se edhe për detyrimet e papaguara ndaj pushtetit vendor të periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim: pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër, ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur. Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja

Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Fshihen plotësisht detyrimet e papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.

Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019

-Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;

-Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor.al

paqja fiskale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj