Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.
Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.
Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot. Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.
Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale. Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.
Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore. Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.
Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve. Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv. Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme.
Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme. Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët./Monitor.al
Foto Ilustruese Edhe pse të rinjtë po pinë më pak, industria e alkoolit vazhdon të zgjerohet. Është ende her&e...
Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët...
Foto ilustruse Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryes...
Shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ...
Foto ilustruese Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaj...
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqip&e...
Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombët...
Foto ilustruse TIRANË- Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave ...
Tregu i sigurimeve është i projektuar drejt një viti në rritje dyshifrore. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Fin...
Foto ilustruese Rritja e përshpejtuar e kreditimit nga bankat shqiptare sinjalizon një fazë zgjerimi të ciklit financiar që kë...