LIVE UPDATES
Ekonomi

Problemet e sistemit të QKB-së po pengojnë marrjen e shërbimeve bankare të bizneseve

Pjesë e dokumentacionit standard për marrjen e produkteve bankare është sidomos ekstrakti i regjistrimit të biznesit, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Ky shërbim nuk është ende funksional dhe pamundësia për t’u pajisur me të i pengon bizneset edhe për shërbime bazike, si hapja e një llogarie bankare apo plotësimi i aplikimit për marrjen e një kredie.

28 Korrik 2022, 07:29 Nga d.a.
Problemet e sistemit të QKB-së po pengojnë marrjen e
ealbania

TIRANË- Bllokimi i funksionimit të shërbimeve që ofrohen nga portalet e E-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka krijuar probleme të shumta për bizneset në marrjen e shërbimeve bankare.

Pjesë e dokumentacionit standard për marrjen e produkteve bankare është sidomos ekstrakti i regjistrimit të biznesit, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Ky shërbim nuk është ende funksional dhe pamundësia për t’u pajisur me të i pengon bizneset edhe për shërbime bazike, si hapja e një llogarie bankare apo plotësimi i aplikimit për marrjen e një kredie.

Burime nga njëra prej bankave tregtare në vend thonë për Monitor se bllokimi i shërbimeve të e-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka sjellë disa vështirësi në punën e bankave.

“Një nga problemet kryesore që kemi pasur është plotësimi i dokumentacionit të përditësuar në aplikimet për marrjen e financimeve. Problem tjetër ka qenë bllokimi i aplikimeve për regjistrimin e kontratave të hipotekimit. Vendosja e hipotekës mbi kolateralin është procedurë e domosdoshme për të vijuar me disbursimin e kredive. Gjatë ditëve që sistemi selfcare i tatimeve ka qenë i bllokuar, kemi pasur gjithashtu vështirësi në kryerjen e pagesave të faturave të fiskalizuara,” shprehen burimet për Monitor.

Megjithatë, në disa raste bankat janë përpjekur të shfaqin një lloj fleksibiliteti. Burime nga një bankë tjetër tregtare në vend shprehen se në disa raste është vijuar me procedurat, pavarësisht pamundësisë së bizneseve për të dorëzuar ekstraktet e regjistrimit.

“Dokumentacioni që merret nëpërmjet QKB dhe kryesisht ekstraktet historike janë dokumentacione të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për biznesin. Ekstrakti i regjistrimit është i domosdoshëm për të hapur një llogari biznesi të zakonshme apo llogari të lidhur me çeljen e një kredie. Ekstrakti është gjithashtu pjesë e domosdoshme e dokumentacionit të kërkuar në procesin e miratimit të kredisë, sepse përbën bazën për marrjen e informacionit thelbësor, si struktura aksionere apo e drejta e firmës ligjore në emër të shoqërisë. Pamundësia për të shkarkuar këto ekstrakte ka sjellë vonesa në marrjen e shërbimeve të mësipërme. Megjithatë, ne si bankë nuk e kemi pezulluar ofrimin e këtyre shërbimeve. Kemi zgjedhur të tregojmë një lloj fleksibilitetit. Për shkak të situatës jo të zakonshme që është krijuar. Në disa raste, kemi pranuar ekstrakte që bizneset mund t’i kenë pasur para bllokimit të këtij shërbimi në QKB. Në raste të tjera, kemi pranuar të vijojmë me procedurat duke e lënë pezull dorëzimin e ekstraktit, deri në riaktivizimin e shërbimit nga QKB,” shprehet për Monitor përfaqësuesi i një prej bankave tregtare në vend.

Ekspertë kontabël shprehen se në disa raste pamundësia për t’u pajisur me ekstrakt ka penguar në marrjen e shërbimit, sepse bankat nuk kanë toleruar në këtë pjesë. Nëse për bizneset që kanë një marrëdhënie ekzistuese dhe të konsoliduar me bankën mund të ketë pasur më shumë fleksibilitet, për bizneset me të cilat një marrëdhënie nuk ka ekzistuar më parë, sidomos për bizneset e vogla, problematika ka qenë e vështirë për t’u zgjidhur.

Gjatë ditëve që shërbimet e portalit E-Albania ishin plotësisht të bllokuara, problematika ishin edhe më të mëdha dhe përfshinin jo vetëm shërbimet e bizneseve, por edhe ato të individëve. Disa prej dokumenteve që janë pjesë e domosdoshme e dokumentacionit standard në aplikimin për kredi lëshohen vetëm nëpërmjet e-albania, me vulë elektronike. Këtu përfshihen vërtetimi i pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore apo certifikatat familjare. Fikja e sistemit dhe pamundësia e shkarkimit të tyre për disa ditë e bëri të pamundur kryerjen e aplikimeve për kredi për disa ditë. Megjithatë, tashmë këto shërbime janë aktive.

Dorëzimi i bilanceve, bizneset me shpresë tek nata

Një problem tjetër i lidhur me funksionimin e sistemeve online të shërbimeve për biznesin është dorëzimi i pasqyrave financiare të viti paraardhës. Në fakt, ky proces ka qenë historikisht problematik, edhe për shkak të përqendrimit të fluksit të dorëzimeve në ditët e fundit të afatit ligjor të lejuar, datës 31 korrik. Këtë vit problematika është edhe më e theksuar, për shkak të problemeve të lidhura me sulmin kibernetik të këtij muaji dhe mbylljen e përkohshme të platformave.

“Në seksionin ku ngarkohen dokumentet, ka problematika. Sistemi nuk t’i shfaq opsionet. Në momentin që po flasim, nuk po hapim dot as formularin e aplikimit online. Problematikët tillë na e kanë përcjellë edhe subjektet me administrator të huaj. E vetmja mënyrë është më shpresën të mos lehtësohet sistemi orët e natës dhe arrijmë t’i dorëzojmë pasqyrat financiare,” shprehen bizneset.

Deri tani, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka vendosur zyrtarisht një afat të saktë për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, ky institucion ka cituar vetëm parashikimet e Kodit të Procedurës Administrative, duke saktësuar se afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Ky njoftim në fakt nuk përcakton një afat plotësisht të qartë kohor. Megjithëse portali e-Albania është rikthyer online, disa shërbime ende nuk janë plotësisht funksionale, përfshi këtu edhe shërbimin e dorëzimit të bilancit nga bizneset. Ligji parashikon një gjobë prej 60 mijë lekësh për bizneset që nuk dorëzojnë bilancet brenda afatit ligjor të parashikuar.

Bizneset: Sistemi i tatimeve nuk funksionon

Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e fasonerisë, shprehet se problem më i madh aktualisht është mungesa e ofrimit të shërbimeve të lidhura me sistemin e tatimeve.

“Problemi kryesor në këtë periudhë është mosfunksionimi total i sistemit të tatimeve. Nëse unë si biznes dua të marr një informacion lidhur me statusin e një veprimi apo një vërtetim mbi gjendjen e detyrimeve të mia, nuk kam asnjë mundësi për ta marrë, sepse më përgjigjen që sistemi nuk funksionon. Për ne, shërbimet e lidhura me tatimet janë problem kryesor në këtë periudhë. Lidhur me çështjen e dorëzimit të pasqyrave financiare, kjo është një problematikë që ka ekzistuar gjithmonë në këtë periudhë të vitit, për shkak se shumë prej bizneseve e lenë dorëzimin për në moment të fundit dhe kjo krijon një mbingarkesë në sistem. Këtë vit problemet mund të jenë edhe më të mëdha, për shkak të bllokimit të përgjithshëm që u krijua. E njëjta gjë ndoshta vlen edhe për dorëzimin e deklaratave doganore, sepse më parë nuk kemi pasur probleme me to,” shprehet ai. /E.Shehu/Monitor/

e-albania qendra kombëtare e regjistrimit ministria e financave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet