LIVE UPDATES
Ekonomi

Nafta për bujqësinë, përfituan rreth 34 mijë fermerë: Kërkohet 9.5 mln euro shtesë

Ministria ka pranuar se është kërkuar që fondit të destinuar për këtë zë t’i shtohet edhe një vlerë prej 1 miliardë lekësh apo rreth 9.5 milionë euro.

10 Tetor 2023, 12:00 Nga f.i
Nafta për bujqësinë, përfituan rreth 34 mijë
foto ilustruese

TIRANË- Rreth 34 mijë fermerë kanë përfituar deri në fund të gushtit nga subvencionimi i naftës në bujqësi, një program i nisur nga qeveria tashmë prej të paktën tre vitesh. Raportimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi zbatimin e buxhetit në 8-mujor tregon se numri i aplikantëve mbetet dukshëm më i lartë sesa përfituesit për të cilët është bërë disbursimi por ky është një proces që vijon.

Madje Ministria ka pranuar se është kërkuar që fondit të destinuar për këtë zë t’i shtohet edhe një vlerë prej 1 miliardë lekësh apo rreth 9.5 milionë euro.

“Skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë. Ka përfunduar procesi i aplikimit, vlerësimit dhe jemi në fazën e disbursimit të fondeve. Kemi pasur rreth 54 691 aplikime në total, nga të cilat janë vlerësuar dhe disbursuar 33 846. Për skemën e mbështetjes me naftë është kërkuar fond shtesë prej 1 miliard lekë” thuhet në raport.

Ndërkohë një tjetër element për të cilin raportohet është ai mbi masat mbështetëse në bujqësi ku aplikimet kryesore janë për blegtorinë dhe më pas bletaria.

“Ka përfunduar procesi i aplikimit dhe vlerësimit të aplikimeve. Kanë aplikuar rreth 13 966 aplikantë për skemat kombëtare, nga të cilët janë shqyrtuar rreth  13 873 aplikime dhe janë disbursuar rreth 8 825 përfitues. Aplikimi më i madh vazhdon të jetë tek masa e blegtorisë me rreth 61.7% të aplikimeve (matrikullim gjedh dhe matrikullim dele/dhi), ndjekur nga mbështetja për bletarinë me rreth 27.9% të totalit të aplikimeve” thuhet në dokument.

Një nga pikat më të nxehta të diskutimeve të kësaj vere ka qenë program IPARD II, ku u njoftua se Bashkimi Europian ka pezulluar fondet pas një hetimi të bërë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit(OLAF).

Të pyetur nga media në atë kohë zyra e BE në Tiranë konfirmoi se ishin ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet në kuadër të procesit. Në raportin e buxhetit për 8 mujorin Ministria e Bujqësisë ndalet shkurtimisht tek ecuria e këtij programi por nuk ka raportuar për ndonjë pezullim.

“Përfitues nga programi IPARD II. Jemi në proces vlerësimi dhe disbursimi të fondeve. Aktualisht janë disbursuar 74 subjekte” thuhet në dokument duke nënvizuar se nga këto përfitues të paktën 15 janë gra./Monitor

bujqesia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet