LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.6%, çmimet do të vijojnë të larta

Sipas raportit të tetorit, ekonomia në vitin 2023 pritet që të zgjerohet me 3.6%.

10 Tetor 2023, 11:58 Nga A.B
FMN përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të
FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në pasqyrën e fundit globale, të sapopublikuar ka rritur ndjeshëm me 1.4 pikë përqindje parashikimin për ecurinë ekonomike të vendit.

Sipas raportit të tetorit, ekonomia në vitin 2023 pritet që të zgjerohet me 3.6%.

Në raportin e muajit prill, rritja ekonomike për vitin 2023 vlerësohej se do të ishte 2.2%, për t’u përshpejtuar në 3.3% në 2024 dhe për të mbetur rreth këtyre niveleve deri në vitin 2028.

Për 2024, FMN u qëndron vlerësimeve të prillit, për një rritje prej 3.3% që do të përmirësohet lehtë në 3.5% deri në vitin 2028. Fondi e bëri rishikimin në përputhje me vlerësimet e reja, ku edhe për vitin 2022 rritja rezultoi në 4.8%, nga 3.7% që ishte vlerësimi fillestar.

Të dhëna të tjera të INSTAT treguan se në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ekonomia vendase u rrit përkatësisht me 2.83% dhe 3.23%, e nxitur kryesisht nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Rritja pritet të përshpejtohet në muajt në vijim, e nxitur dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Për vitin 2023, rritjen më të larta në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me 4.5%, e ndjekur nga Kosova me 3.8%, Shqipëria, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia e Bosnjë Hercegovina me 2%.

Fondi pret që inflacioni mesatar këtë vit te jetë 3.8%. Në raportin e prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9%.

Por, ndryshe nga raporti i prillit, kur pritej që inflacioni të kthehej në 3%, që është dhe objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë në vitin 2024, në vlerësimin e tetorit inflacioni pritet të mbetet mbi këtë objektiv dhe në 2024, duke u parashikuar mesatarisht në 3.6%.

Ekonomia globale do të ngadalësohet këtë vit

Sipas raportit, ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet ngadalë nga goditjet e pandemisë, pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe kriza e kostos së jetesës. Në retrospektivë, qëndrueshmëria ka qenë e jashtëzakonshme.

Pavarësisht nga problematikat në tregjet e energjisë dhe ushqimit të shkaktuar nga lufta, dhe shtrëngimi i paprecedentë i kushteve monetare globale, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë, ekonomia globale është ngadalësuar, por nuk ka ngecur. Megjithatë, rritja mbetet e ngadaltë dhe e pabarabartë, me divergjenca globale në rritje. Ekonomia globale, thotë FMN, është duke çaluar, jo duke ecur me shpejtësi.

Sipas parashikimeve më të fundit të FMN-së, rritja globale do të ngadalësohet nga 3,5 për qind në 2022 në 3 për qind këtë vit dhe 2,9 për qind vitin e ardhshëm, një rënie prej 0,1 pikë përqindjeje për vitin 2024 nga parashikimet e fundit të korrikut. Kjo tendencë mbetet shumë nën mesataren historike.

Inflacioni vazhdon të ngadalësohet, nga 9.2 për qind në vitin 2022, në bazë vjetore, në 5.9 për qind këtë vit dhe 4.8 për qind në vitin 2024. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe energjisë, gjithashtu parashikohet të bjerë, megjithëse më gradualisht se inflacioni total, në 4.5 për qind në vitin 2024.

Si rezultat, projeksionet janë gjithnjë e më shumë në përputhje me një skenar të “uljes së butë”, duke reduktuar inflacionin pa ngadalësim të madh të aktivitetit ekonomik, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku rritja e parashikuar e papunësisë është shumë modeste, nga 3.6 në 3.9 për qind deri në vitin 2025.

FMN thotë se megjithëse rreziqet janë reduktuar që nga prilli, përsëri ato mbeten të larta, ku më kryesoret përmenden kriza e pasurive të paluajtshme në Kinë, luhatshmëria e çmimeve të mallrave, sidomos të naftës e ushqimeve, nivelet ende të larta të inflacionit pavarësisht tendencës rënëse, ezaurimi i amotizatorëve fiskalë, ndryshimi gradual i kahur të politikës monetare drejt lehtësimit që mund të shtojë riskun, sidomos në tregjet në zhvillim./MONITOR

fondi monetar ndërkombëtar fmn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet