Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie. Sipas agjentëve, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.
TIRANË- Numri i transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme u rrit me 23% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara të vrojtimit “Tregu i pasurive të paluajtshme dhe indeksi i çmimit të banesave”, i Bankës së Shqipërisë, numri total i pronave të shitura në gjashtëmujorin I 2023 ishte 1150, nga 933 që ishte një gjashtëmujor më parë.
Gjithashtu, numri mesatar i pronave të shitura për subjektet që iu përgjigjën anketimit të Bankës së Shqipërisë u rrit në 6.7, nga 5 që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Pyetësorit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e fundit iu përgjigjën 172 shoqëri ndërtimi dhe agjenci të pasurive të paluajtshme.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.6 muaj, duke u rritur lehtë ndaj vlerës 10 muaj në gjashtëmujorin e kaluar. Në rastin e Tiranës koha mesatare e shitjes së banesave nuk shfaqi ndryshime të mëdha, ndërsa qytetet bregdetare dhe të tjerat kanë raportuar kohëzgjatje më të lartë se periudhën e kaluar.
Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte thuajse neutrale me -0.6%, ashtu si në periudhën e kaluar. Balanca neto ishte identike edhe për pronat tregtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlen të theksohet fakti se 83% e përgjigjeve kanë qenë neutrale, ndërsa ato të formës “më shumë/më pak” përbënin një pjesë të vogël të tyre.
Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie. Balanca neto për numrin e pronave të pashitura ka vijuar të regjistrojë vlerë pozitive dhe ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016. Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe.
Mbi 60% e agjentëve kanë realizuar shitje me çmim të njëjtë ose deri në 5% më pak sesa çmimi i kërkuar, çka mund të jetë një tregues i kërkesës së lartë nga ana e blerësve. Pjesa tjetër kanë raportuar që kanë realizuar shitje me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar.
Sipas agjentëve, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme ngelet ende dinamik, pavarësisht ciklit të rritjes së normave të interesit që nisi vitin e kaluar.
Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë.
Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3% ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë.
Gjithashtu, agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandemisë, si për burrat dhe për g...
Foto ilustruese SHQIPËRI-Në vitin 2019 investimet ishin 15.2 milionë, një vit më vonë 2020, investimet kanë shkuar n&eum...
Foto ilustruese Paga minimale u rrit me ritme më të larta se paga mesatare në sektorin privat, duke bërë që hendeku ndër...
Prodhues të naftës LINDJA E MESME-Çmimet e naftës u rritën me 4% ditwn e sotme nga shqetësimet se situata në Izrael dh...
Foto ilustruese TIRANË- Në total, familjet shqiptare shpenzuan vitin e kaluar për ushqime 319,1 miliardë lekë (2,7 miliardë e...
Foto ilustruese TIRANË- Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të em...
Hemorragjia e largimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve europiane ka rritur ndjeshëm kostot te kompanitë prodhuese, nga shtimi i pagave....
Mungesa e fuqisë punëtore po shfaqet e mprehtë te shumë sektorë prodhues. Kompanitë e ndërtimit, prodhuesit e bukës, t...
foto ilustruese TIRANË- Importet e sheqerit në janar-gusht 2023 janë në nivelin më të ulët të 7 viteve. Tregtuesit ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria u përball me një valë turistësh, të cilët veç pushimit, kërkuan avent...