LIVE UPDATES
Ekonomi

Nepotizmi përballë ligjit, beteja e humbur e investitorëve nga diaspora

Sipas gjetjeve, nga një studim i fundit IOM mbi “Sfidat dhe mundësitë e integrimit të emigrantëve të kthyer” shihet se proceset burokratike dhe mungesa e instrumenteve financiare po kthehen në barriera të pakapërcyeshme për kapitalin e huaj.

25 Maj 2026, 07:32 Nga I.A

Nepotizmi përballë ligjit, beteja e humbur e investitorëve nga

TIRANË- Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madhe për të kontribuar financiarisht në vendin tonë, po përballen me një klimë investimesh që bazohet të lidhjet nepotike dhe jo në ligj.

Sipas gjetjeve, nga një studim i fundit IOM mbi “Sfidat dhe mundësitë e integrimit të emigrantëve të kthyer” shihet se proceset burokratike dhe mungesa e instrumenteve financiare po kthehen në barriera të pakapërcyeshme për kapitalin e huaj. Shërbimet e riintegrimit mbeten të fragmentuara, të pafinancuara dhe, shpesh, të pakoordinuara, duke i lënë veçanërisht grupet në nevojë në situatë jo të favorshme. Shumë të kthyer përballen me papunësi, margjinalizim dhe vështirësi në njohjen e kualifikimeve të tyre.

Disa anëtarë të diasporës kanë shprehur rezerva të forta lidhur me garancitë ligjore në vend. Një investitorë nga Italia vuri në dukje se Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend ku përfitojnë vetëm të pasurit, duke lënë mënjanë ata që duan të krijojnë vlerë të mirëfilltë. Sipas saj, është jetike të bëhet dallimi mes atyre që kërkojnë lidhje politike dhe investitorëve të ndershëm.

“Ne në fakt, u përpoqëm të ktheheshim dhe të investonim në Shqipëri, por, në vend, të krijohet perceptimi se nuk është një sistem i drejtë. Ndihesh sikur ke nevojë për shumë lidhje, duhet të kalosh nëpër shumë kanale të ndërlikuara dhe ndoshta ke nevojë për shumë para vetëm për të bërë diçka.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me institucionet, gjëja që më bën të qesh është se nuk mund të mendoj për asnjë institucion specifik. Nuk e di kush është përgjegjës për çfarë. Edhe për të drejtat tona të pensionit, na u desh shumë, shumë kohë dhe është ende e pazgjidhur. Në Shqipëri, ke nevojë për para dhe lidhje. Nuk mund të mbështetesh te të drejtat e tua ligjore ose rregullat zyrtare. Kur kthehem në Shqipëri, them që ky nuk është vend për mua. Nuk kemi njohuri për institucionet që supozohet të na mbështesin”.

Raporti analizon edhe sfidat e të kthyerve që hapin biznese të vogla në qytete si Tirana apo Përmeti. Edhe pse hapja e një biznesi duket e thjeshtë, vështirësia fillon me operimin në tregun e pa rregulluar dhe konkurrencën e pandershme nga biznese të mëdha që kontrollojnë zinxhirët e shërbimeve pa pasur asnjë përvojë paraprake.

Një sipërmarrës i kthyer shpjegon vështirësitë e tij: ” Duhet ta njohësh mirë tregun dhe këtu nuk ke ku ta mësosh, sepse nuk ka informacion. Nuk arrin ta kuptosh tregun shqiptar, kostot e ushqimit, të rrobave etj. Ndërkohë, po shfaqen biznese të tjera, kompani shumë më të mëdha, që, pa përvojë, krijojnë një zinxhir shërbimesh, pa pasur asnjë historik dhe që konkurrojnë me bizneset e vogla të cilat dinë shumë më tepër dhe kanë qenë në treg për një kohë të gjatë e kanë përvojë. Por kjo nuk ndodh vetëm në biznes, ndodh edhe me profesionet e lira.” tha një i rikthyer.

Një vëmendje e veçantë në studim i kushtohet investimeve jashtë Tiranës, ku lidhja emocionale me vendlindjen është nxitësi kryesor. Megjithatë, në zona si Tropoja, investitorët po përballen me mungesë shërbimesh publike. Pavarësisht mjedisit të favorshëm natyror dhe potencialit për turizëm apo tregti, barrierat infrastrukturore janë dërrmuese.

“Në Tropojë, pavarësisht potencialit të dukshëm, siç janë hapësirat e disponueshme për dyqane dhe një mjedis natyror i favorshëm, sipërmarrësit përballen me sfida që shkojnë nga numri i ulët i klientëve, deri te mungesa e fuqisë punëtore. Një i kthyer, pavarësisht se drejtonte një biznes të suksesshëm, pati vështirësi të mëdha për të gjetur staf vendas dhe mendoi të punësonte punëtorë nga Azia. Mbyllja e shkollave, e institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe madje edhe e zyrës lokale të kadastrës e bëri edhe më të vështirë mbajtjen e aktivitetit ekonomik.”, tha një i rikthyer.

Sipas ekspertëve Shqipërisë i mungon një instrument financiar i konsoliduar që do të ndihmonte në kalimin nga dërgesat e thjeshta nga diaspora në investime të strukturuara.

Gjithashtu, platformat shtetërore si e-Albania apo Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) nuk kanë fusha specifike për të identifikuar nëse një investitor vjen nga diaspora. Kjo mungesë të dhënash e bën të pamundur për qeverinë që të krijojë stimuj të personalizuar apo të vlerësojë ndikimin real të emigrantëve në ekonominë kombëtare. Ekspertët e IOM vlerësuan se pa përmirësuar cilësinë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë ligjore, diaspora do të vazhdojë t’i shohë investimet në atdhe si një rrezik të lartë./Monitor.al

iom

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Maj 2026, 08:07 I.A

Shesh xhirimi i ri i Europës Juglindore

Foto Ilustruese TIRANË- Në një moment kur konkurrenca globale për produksionet audiovizuale është kthyer në një gar...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë