LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë: Siguria ushqimore në rrezik, AKU vonon analizat dhe nuk zbaton ligjet

Prania e mbetjeve të pesticideve është konstatuar kryesisht në mostrat e domateve, spinaqit, marules jeshile, patateve, trangujve, specave, karotave, pjeshkës, nektarinave, mollëve, luleshtrydheve dhe pjeprit. Në ngarkesat e eksportuara janë gjetur në speca, domate, nektarina, luleshtrydhe dhe mollë.

6 Shtator 2022, 15:10 Nga DOSJA
Ministria e Bujqësisë: Siguria ushqimore në rrezik, AKU vonon
Foto Ilustruese

TIRANË- Në një strategji të re për “Mbrojtjen e Bimëve” që synon të zbatohet gjatë 2022-2032, Ministria e Bujqësisë konstaton se situata e monitorimit të mbipërdorimit të pesticideve gjatë rritjes së bimëve është jashtë kontrollit. Sipas analizës së Ministrisë së Bujqësisë shkak për këtë situatë është bërë mos kthimi në kohë i përgjigjeve së analizave nga ISUV për mostrat në bimë dhe produkte bimore/fruta -perime të marra dhe dërguara nga AKU për praninë e pesticideve mbi normat e lejuara.

Dokumenti i Ministrisë së Bujqësisë vë në dukje se, ndër vite, bazuar në planin e monitorimit të mbetjeve të pesticideve, AKU ka marrë mostra të bimëve apo produkteve bimore (të prodhuara në vend dhe të importuara) në treg, pika grumbullimi, njësi tregtare dhe supermarkete në të gjithë vendin. Rezultatet e testeve të mostrave të marra në bazë të planit të monitorimit apo mostrave të produkteve bimore të destinuara për eksport, kanë treguar se në bimë dhe produkte të ndryshme bimore, ka pasur raste kur përmbajtja e mbetjeve të pesticideve ka tejkaluar kufijtë e përcaktuar (normat e lejuara).

Prania e mbetjeve të pesticideve është konstatuar kryesisht në mostrat e domateve, spinaqit, marules jeshile, patateve, trangujve, specave, karotave, pjeshkës, nektarinave, mollëve, luleshtrydheve dhe pjeprit. Në ngarkesat e eksportuara janë gjetur në speca, domate, nektarina, luleshtrydhe dhe mollë.

“Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mos-marrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, analizon Ministria e Bujqësisë.

Në vitet 2017-2020, AKU ka kryer 4 602 inspektime në operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitetin e “Importit, tregtisë me shumicë dhe/ose pakicë të PMB-ve”. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera, në operatorët e biznesit ku gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore janë marrë masa administrative përkatëse në përputhje legjislacionit në fuqi (Paralajmërime, Gjoba, Ndërprerje aktiviteti, Bllokim produkti për mbrojtjen e bimëve/PMB).

Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në periudhën 2017-2020 janë planifikuar 147 mostra dhe janë marrë 85 mostra dhe janë dërguar për testim në laboratorin e ISUV. Nga mostrat e dërguara për analizimin në vitet 2018-2020, duke iu referuar përgjigjeve të analizave të dërguara nga ISUV, 30 mostra janë konform, dhe 5 mostra nuk janë konform.

Nga 35 mostra zyrtare të dërguara nga AKU në korrik 2020 në laboratorin ISUV, deri në nëntor 2021 janë analizuar vetëm 31 mostra dhe rezultatet janë dërguar në AKU. Nga 31 mostra, 5 mostra ishin jo konform dhe rezultatet e analizave të tyre varionin nga 6-7 muaj deri në një vit vonesë. Referuar ndjekjes së gjurmueshmërisë është konstatuar se PMB-të jo konform në fjalë, nuk u gjendën gjendje në ambientet e subjektit të kontrolluar, por ishin tregtuar tek përdoruesi i fundit.

Bazuar në raport, analizat e laboratorit të ISUV kanë rezultuar me lëndë aktive jashtë normave të përcaktuara në certifikatat e cilësisë që shoqërojnë PMB-të, si produktet për mbrojtjen e bimëve që përmbajnë lëndë vepruese me emrin: “dimethoate 40 %” (2 mostra). “abamectin”, “chlorpyrifos” dhe “hydroxide bakri 37.5%”.

“Mos kryerja e analizave ISUV, bazuar në shkresat dërguar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me Nr. 625 prot., datë 05.07.2017 dhe Nr. 458/1 Prot., datë 19.06.2018, dhe me lëndë “Mbi analizimin e mostrave të PMB-ve, bëri të mundur mos realizimin nga AKU e kontrollit të cilësisë treg të parashikuara në planin vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku, për vitet 2017, 2018 dhe 2019” vë në dukje Ministria e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë vlerëson se, raportimi me vonesë i rezultateve të testimit nga laboratori ISUV, bie ndesh me VKM nr. 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave të tregtisë, transportit, magazinimit dhe ruajtjes së produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Marrë nga Monitor

ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj