LIVE UPDATES
Ekonomi

Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros këtë javë

Sipas agjentëve, këto lëvizje të kursit në një masë të madhe reflektojnë pjesërisht zbehjen e efektit sezonal. Sipas statistikave zyrtare, këtë vit Shqipëria tërhoqi një numër rekord turistësh të huaj.

1 Shtator 2023, 14:13 Nga k.m.

Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros këtë javë

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë javë pati një tendencë në rënie, pas rritjes së fortë të javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 108.42 lekë. Megjithëse shënoi një rritje të lehtë krahasuar me ditën e enjte, në harkun e një jave Euro ka humbur afërsisht 2.2 pikë në kursin e këmbimit me Lekun. Ecuria e kursit të Euros ngelet përcaktuese edhe për kursin e valutave të tjera. Dollari Amerikan këtë javë pati një tendencë në rënie dhe të premten këmbehej me 100.73 lekë, në rënie me pthuajse 2.6 lekë krahasuar me një javë më parë. Edhe kursi i Paundit Britanik regjistroi një korrektim në rënie dhe e mbylli javën në nivelin e 126.68 lekë, 2.3 lekë më pak krahasuar me një javë më parë.

Javën e kaluar, Euro regjistroi një rritje të fortë në afërsisht 5.5 lekë dhe arriti të rifitonte të gjithë terrenin e humbur gjatë tre muajve të verës.

Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros këtë javë

Më datë 25 gusht, Euro arriti në 110.58 lekë, niveli më i lartë që prej fundit të muajit maj. Megjithatë, gjatë kësaj jave një pjesë e rritjes së fortë të javës së kaluar është korrigjuar dhe aktualisht kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet afërsisht në nivelet e muajit qershor.

Sipas agjentëve, këto lëvizje të kursit në një masë të madhe reflektojnë pjesërisht zbehjen e efektit sezonal. Sipas statistikave zyrtare, këtë vit Shqipëria tërhoqi një numër rekord turistësh të huaj.

Kjo besohet se është shoqëruar me flukse hyrëse të valutës më të mëdha se kurrë më parë gjatë sezonit veror. Oferta e lartë e Euros, e gërshetuar edhe me një ofertë më të shtrënguar të Lekut, për shkak të politikave monetare dhe fiskale me natyrë shtrënguese, bënë që Euro këtë vit të binte në nivelet më të ulëta historike, duke u afruar shumë afër kufirit të 100 lekëve më datë 20 korrik.

Megjithatë, tendenca e fortë rënëse e kursit të Euros këtë vit ka sjellë edhe një luhatshmëri më të lartë të kursit të këmbimit. Rënia është ndërprerë, herë pas here, me periudha rritjeje të fortë të kursit të këmbimit, siç ndodhi edhe në fund të muajit gusht.

Ekspertët mendojnë se këto luhatje të forta shkaktohen kryesisht nga sjellja spekulative e aktorëve të tregut dhe qëllimi për të përfituar nga nivelet e ulëta historike të kursit për të blerë me çmim të lirë.

Sipas tyre, një fenomen i tillë mund të ketë ndodhur edhe javën e kaluar. Duke qenë se sezoni turistik ka hyrë në fazën përmbyllëse, shumë subjekte mund të kenë nxituar të blejnë Euro, për shkak të pritshmërisë për një rritje të kursit pas muajit shtator. Kjo rezultoi në një rritje të fortë të kursit javën e kaluar, që, megjithatë, pjesërisht u korrigjua këtë javë. Duke qenë se këtë vit kursi i këmbimit ka pasur një luhatshmëri të paprecedentë, agjentët mendojnë se parashikimet janë bërë më të vështira.

Megjithëse nga shtatori e në vazhdim pritet një rënie e prurjeve valutore krahasuar me nivelet e sezonit veror, përcaktuese në tendencat e kursit do të jetë kërkesa e ekonomisë për valutë.

Në rast se, siç hipotizohet, shumë subjekte e kanë blerë valutën e nevojshme gjatë verës, kjo mund të përkthehet në një kërkesë të vakët në muajt e parë të vjeshtës.

Në një skenar të tillë, agjentët nuk presin rritje shumë të rëndësishme të kursit të Euros. Megjithatë, tregu mund të ndikohet edhe nga faktorë të paparashikueshëm plotësisht, siç mund të jenë nevojat e importit të energjisë elektrike, që në një masë të madhe do të përcaktohen nga kushtet atmosferike dhe prurjet në basenet e hidrocentraleve.

Më tej, një ndikim në kursin e këmbimit mund të kenë edhe lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe politikës buxhetore të qeverisë. Në rast se në tetor Banka e Shqipërisë do të rrisë përsëri normën bazë të interesit, në teori kjo do të krijonte presione të reja mbiçmuese për Lekun. Nga ana tjetër, nëse qeveria do të rrisë ritmin e shpenzimeve buxhetore në muajt e fundit të vitit, kjo mund të ketë një ndikim në kahun e kundërt, duke shtuar gjasat për nënçmim të Lekut./Monitor

leku

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore