Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Monedha europiane ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, ndërkohë që ka ndjekur një prirje të ngadaltë rënëse gjatë gjithë muajit.
TIRANA- Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.47 lekë. Monedha europiane ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, ndërkohë që ka ndjekur një prirje të ngadaltë rënëse gjatë gjithë muajit. Rënia vjetore e euros po përshpejtohet gjithashtu dhe monedha europiane këmbehet sot në rënie me 6.4% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.
Oferta e lartë dhe e qëndrueshme e monedhës europiane në tregun valutor po bën që euro të bjerë edhe në një periudhë të vitit kur tendencat historike janë karakterizuar nga një rimëkëmbje e kursit të euros, pas rënies sezonale të verës. Megjithatë, në vitet e fundit është e qartë se rënia e euros nuk është një fenomen i kufizuar sezonal në muajt e pushimeve verore. Kjo mund të shpjegohet me shpërndarjen në kohë të turizmit pothuajse gjatë gjithë vitit, prurjet e mëdha valutore që kanë qëllim investimet në pasuri të paluajtshme dhe me flukset e valutës nga burime informale.
Edhe Banka e Shqipërisë duket se tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin nën kontroll nëpërmjet ndërhyrjeve direkte, duke pranuar edhe rënien nën kufirin simbolik të 100 lekëve. Rënia e euros është ndjekur edhe nga shumica e valutave të tjera. Dollari amerikan ka rënë përsëri poshtë kufirit të 90 lekëve dhe këmbehej të premten me 89.64 lekë. Paundi britanik humbi gjithashtu terren dhe u këmbye me 117.85 lekë.
Të dhënat e bilancit të pagesave nuk ofrojnë një tablo të prurjeve valutore në kohë reale. Gjatë tremujorit të dytë, deficit i llogarisë korrente shënoi një përmirësim të lehtë, por bilanci i 6-mujorit të parë të vitit ngelet në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një deficit të llogarisë korrente në nivelin më të lartë që prej vitit 2020.
Sidoqoftë, ku deficit vazhdon të mbulohet nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte, që për 6-mujorin arritën një vlerë të ri rekord, prej 749 milionë eurosh dhe kaluan me rreth 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Një tregues tjetër që dëshmon ofertën e lartë valutore në treg është rritja e këmbimeve në tremujorin e dytë të vitit me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar...
Foto ilustruese TIRANË- Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Ban...
foto ilustruese TIRANË- Vala e rritjes së pagave duket se kaloi dhe tani ritmet e rritjes janë kthyer në normalitet. Të dhëna...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Uk...
TIRANË- Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Një numër në rritje i kombeve, ku përfshihet edhe Shqipëria, po përballen me rënien e popullsis&...
foto ilustruese TIRANË- Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër më të ul&e...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i letrave të borxhit të shoqërive tregtare vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të kë...
Foto ilustruese TIRANA- Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër të të ulët...