Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite, që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax, funksionimi i rregullt i fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet te punonjësit, si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes.
TIRANË- Sistemi elektronik i tatimeve e-Taxation është bërë pjesë e një auditimi teknologjie nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka dalë në përfundimin se gjendja në të cilin ndodhet është kritike dhe ndërlidhja që ka me sisteme të tjera mund t’i cenojë këto të fundit.
Sipas audituesve, të dhënat e sistemit e-Taxation i nevojiten dhe sistemit të Fiskalizimit, ku të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite, që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax, funksionimi i rregullt i fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet te punonjësit, si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes.
“Nga auditimi u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situatë tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore, ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi”.
Ky konstatim bazohet në të dhënat mbi hapësirën e lirë në servera dhe në storage (ruajtje) e cila paraqitet rreth masës 90%, pra pothuajse në ezaurim.
Megjithëse gjatë auditimit në terren u hap procedura për mirëmbajtjen e sistemit e-Taxation, ne vlerësojmë se ndërprerja nuk do të mund të sigurohet, për arsye se sistemet informatike nuk mund të jenë funksionalë nëse pajisjet janë në ezaurim të hapësirës së tyre dhe funksionojnë në limitet e ciklit jetësor dhe me sisteme operimi jashtë suportit teknik, që do të thotë i pasigurt” nënvizon raporti.
Audituesit nënvizojnë se mundësia për ndërprerjen dhe pamundësia për ta vënë në funksion, në një kohë të shkurtër sistemin e-Taxation, është shumë e lartë. Në këtë kontekst KLSH thekson se AKSHI dhe Tatimet duhet të marrin masa për situatën.
“Hapësira fizike e zënë për serverët dhe pajisjet storage me përfundimin e auditimit në terren ishte në masën 90%, pothuajse në ezaurim. Hapat e ndërmarrë ndërmjet DPT-s dhe AKSHI-t për rinovimin e pajisjeve fizike ku qëndron sistemi e-Taxation janë në nivel diskutimi dhe ende nuk është arritur në një vendimmarrje. DPT ka planifikuar një fond për të cilin AKSHI shprehet se nuk është i mjaftueshëm, por në kushtet kur DPT nuk i disponon më asetet rrjedhimisht planifikimi i fondeve për rinovim duhet të plotësohet nga administratori dhe poseduesi i këtyre aseteve që është AKSHI” vlerëson raporti./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së ...
foto ilustruese TIRANË-Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit po kontribuon edhe këtë vit në rritjen e të a...
foto ilustruese LEZHË-Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kry...
Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se ndërmarrja e një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figura...
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë, sipas agjentëve imobiliarë, e ka nisur sezonin e vjeshtës me kërkesë më...
Harta TIRANË- Minerali i nikelit vlerësohet që në të ardhmen globalisht do të bëhet një prej mineraleve të shu...
TIRANË- Thua fjalën “treg” dhe çfarë të vjen në mendje? Tregjet financiare, tregje në pasuri të paluajts...
Kulla TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën e kësaj jave një listë të gjatë ven...
foto ilustruese TIRANË-Të dhëna të detajuara për 34 artikuj të shportës së konsumit të mallrave ushqimore treg...
foto ilustruese Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të dukshëm në drejtim të konvergjencës s...