LIVE UPDATES
Ekonomi

KLSH për Tatimet e Tiranës: 57 milionë euro të ardhura të munguara nga rivlerësimet

Raporti nënvizon se së pari nga analiza e diferencave në qarkullim midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TTHF, për bizneset e vogla pa TVSH, u konstatua se për vitin 2018 rezultuan 1,592 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF -së, në vlerën 2.9 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 178.7 milionë lekë.

8 Mars 2023, 15:51 Nga DOSJA
KLSH për Tatimet e Tiranës: 57 milionë euro të ardhura
Tatimet

TIRANË- Mospërputhjet e deklarimeve nga kasa me ato në deklaratën e thjeshtuar të tatimfitimit të bëra nga mijëra subjekte kanë sjellë të ardhura të munguara për Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në kryeqytet. Bëhet fjalë për një vlerë mbi 57 milionë euro për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa për t’i përfituar pas vlerësimeve dhe rivlerësimeve.

Raporti i KLSH nënvizon se nga auditimi u konstatua se, DRT Tiranë për periudhën 2018-2020 nuk ka përmbushur detyrimin për saktësimin nëpërmjet kontrollit tatimor apo vlerësimit nga zyra për tatimpaguesit me qarkullimin sipas kasës më të madh se të ardhurat e deklaruara në deklaratat e TFTH-së dhe TVSH-së, në kundërshtim me përcaktimet ligjore e proceduriale të cilat rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore

Raporti nënvizon se së pari nga analiza e diferencave në qarkullim midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TTHF, për bizneset e vogla pa TVSH, u konstatua se për vitin 2018 rezultuan 1,592 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF -së, në vlerën 2.9 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 178.7 milionë lekë.

Për vitin 2019 rezultuan 1,947 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF -së në vlerën 3.77 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 230 milionë lekë. Për vitin 2020 rezultuan 1,693 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TTHF -së në vlerën 4.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 273 milionë lekë. Audituesit kanë nënvizuar se ka diferenca edhe sa i takon qarkullimit mes xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kështu tek bizneset e vogla me TVSH për vitin 2018 rezultuan 1,135 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 1.48 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 634 milionë lekë.

Për vitin 2019 rezultuan 348 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 595.5 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 254 milionë. Për vitin 2020 rezultuan 150 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 240.9 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 102.7 milionë.

Diferenca janë vërejtur edhe tek e qarkullimit midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TVSH-së (FDP) për bizneset e mëdha me TVSH ku për 2018 rezultuan 305 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 9.6 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 4.1 miliardë lekë (1.9 miliardë lekë detyrim TVSH dhe 424 milionë lekë 21.9% gjobë + 1.45 miliardë lekë detyrim TF dhe 318 milionë lekë 21.9% gjobë).

Për vitin 2019 rezultuan 123 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 544 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 232 milionë lekë.

Për vitin 2020 rezultuan 117 subjekte të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 1.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 674 milionë

“ Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 71, neni 115, UMF nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pika 71, pika 115, Rregulloren e Funksionimit të Administratës Tatimore dalë me Urdhrin nr. 19 (Nr. 1482/2., prot) datë 22.02.2017, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Rregulloren e Funksionimit të Drejtorive Rajonale Tatimore dalë me Urdhrin nr. 192, datë 12.08.2020 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Manualin e Kontrollit nga Zyra, të cilat kanë sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit gjithsej në vlerën prej 6,7 miliardë lekë”, thuhet në auditimin e KLSH.

Marrë nga Monitor.al

kontrolli i larte i shtetit drejtoria tatimore e tiranes

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më