LIVE UPDATES
Ekonomi

Kamza dhe Saranda, me rritjen më të madhe të bizneseve më 2021; Belshi dhe Maliqi, me rënien më të madhe

Me një popullsi të re në moshë afër kryeqytetit, Portit të Durrësit, Kamza duket se është bërë tërheqëse për bizneset. Kamza që është një ndër bashkitë më të mëdha për nga numri i popullsisë, raportoi rreth 3327 biznese në territorin e saj në vitin 2022, nga 2998 që ishin më 2021.

8 Qershor 2023, 07:26 Nga I.A
Kamza dhe Saranda, me rritjen më të madhe të bizneseve më
Sarande

TIRANË- Numri i bizneseve u rrit gjithsej me rreth 5.5% në shkallë vendi, por në Bashkitë e Kamzës dhe Sarandës numri i bizneseve shënoi rritje sa dyfishi i mesatares kombëtare. Në anën tjetër, një seri bashkish të vogla panë rënie të numrit të bizneseve, ku Belshi, Maliqi, Patosi dhe Hasi kishin tkurrjen më të madhe.

INSTAT raportoi së fundmi se, Kamza ishte bashkia me rritjen më të fortë të numrit të bizneseve në vend, me rreth 11 % brenda në viti. Me një popullsi të re në moshë afër kryeqytetit, Portit të Durrësit, Kamza duket se është bërë tërheqëse për bizneset. Kamza që është një ndër bashkitë më të mëdha për nga numri i popullsisë, raportoi rreth 3327 biznese në territorin e saj në vitin 2022, nga 2998 që ishin më 2021.

Pas Kamzës, Bashkia e Sarandës shënoi rritjen më të madhe të bizneseve të reja të regjistruara me 10.8% më 2022. Qyteti i vogël bregdetar, që vitet e fundit shënon një rritje të fortë të turizmit nga kërkesa e të huajve, raportoi 2280 biznese nga 2057 të tilla më 2021.

Kukësi dhe Himara gjithashtu panë rritje të fortë të bizneseve me mbi 10% vitin e kaluar. Rritja e bizneseve të reja ishte e lartë edhe në bashkitë e Memaliajit, Krujës, Tiranës, Vlorës dhe Durrësit nga 7-8%.

Në të kundërt, në disa bashki të vogla, numri i bizneseve ka shënuar rënie. Rënia vjen nga shpopullimi, pasi bizneset në bashki të vogla janë kryesisht të bazuara në tregti dhe shërbime. P.sh. në Bashkinë e Belshit, më 2022, u numëruan vetëm 560 biznese të ligjshme, me rënie 5,6% më e forta në të gjithë vendin.

Qyteti i vogël buzë një liqeni karstik pati një bum zhvillimi para disa vitesh për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Bumi i fortë i vizitoreve ka rritur bizneset në qytetin e vogël para pesë vitesh, por tani siç duket turizmi në këtë bashki është maturuar dhe bizneset i janë kthyer rënies.

Në bashkitë e Maliqit, Patosit dhe Hasit, rënia e bizneseve ishte me rreth 3% për secilën. Burimet vendore bëjnë të ditur se janë mbyllur bizneset e tregtisë për shkak të rënies së konsumit nga shpopullimi i zonave.

Nga 61 bashki në të gjithë vendin, në 15 prej tyre kishte rënie të numrit të bizneseve, në tre prej tyre nuk kishte ndryshim nga viti 2022 me 2021 dhe në 46 u raportua rritje.

Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64,8% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në Qarkun e Tiranës me 58.828 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.342 ndërmarrje. Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet. Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 57,8% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26,5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35,8%. Rreth 85,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,0% në punësim dhe 25,2% në realizimin e xhiros vjetore.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50,6% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 41,3% të totalit vjetor të xhiros.

Marrë nga Monitor.al

kamza saranda

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim