LIVE UPDATES
Ekonomi

Kafene dhe guida në zona arkeologjike, propozohen kriteret e reja për kontrata biznesi

Nëpërmjet një udhëzimi të ri, Ministria e Turizmit propozon kritere dhe procedura të reja për ushtrimin e aktiviteteve tregtare në zonat me vlerë arkeologjike, historike dhe kulturore.

1 Maj 2026, 07:15 Nga I.A
Kafene dhe guida në zona arkeologjike, propozohen kriteret e reja për
Foto Ilustruese

TIRANË- Pranë zonave arkeologjike do të vijojë të lejohet ushtrimi i aktivitetit tregtar, përshirë shitjen e suvenierëve, shërbime për guida turistike, kafene apo lokale për ushqim të shpejtë. Por kontratat aktuale të bizneseve pas përfundimit të vlefshmërisë, pritet të rishikohen sipas kritereve të reja të propozuara për licencim.

Nëpërmjet një udhëzimi të ri, Ministria e Turizmit propozon kritere dhe procedura të reja për ushtrimin e aktiviteteve tregtare në zonat me vlerë arkeologjike, historike dhe kulturore. Udhëzimi parashikon që kontratat ekzistuese duhet të rishikohen sipas rregullave të reja brenda datës së fundit të lidhjes së kontratës, në të kundërt nëse nuk përshtaten humbasin vlefshmërinë.

Sipas draftit, lejohen në këto zona do të lejohet ushtrimi i aktiviteteve tregtare, përfshirë,   shitja e botimeve, katalogëve, suvenirëve dhe riprodhimeve të objekteve kulturore, shërbime informacioni dhe guida turistike, si dhe aktivitete të kufizuara të kafeneve dhe ushqimit të shpejtë.

Udhëzimi përcakton se subjektet që duan të ushtrojnë aktivitet duhet të jenë të regjistruara ligjërisht, të pajisura me licencat përkatëse, të mos kenë probleme penale dhe të dëshmojnë kapacitete financiare e profesionale. Gjithashtu, aktiviteti i propozuar duhet të garantojë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Për suvenierët dhe materialet promovuese përcaktohen kritere të qarta: ato duhet të jenë replika ose produkte artizanale tradicionale, të prodhuara me materiale dhe teknika vendase, si dhe botime me ISBN që promovojnë vlerat kulturore.

Udhëzimi përcakton se subjektet e interesuar për ushtrim aktiviteti në zonat arkeologjike, përveç dokumentacionit, fillimisht duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë Ministrisë së Turizmit.

Kërkesa për aktivitet duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, përfshirë plan biznesi, projekt teknik, plan mirëmbajtjeje dhe dëshmi eksperiencash të mëparshme.

Tipologjia e aktiviteteve tregtare të lejuara përfshin:

-shërbimi i botimeve dhe shitjes së katalogëve, fletëpalosjeve, botimeve të tjera ngjashme, incizimeve audiovizive dhe informatike, çdo material tjetër informativ: shërbim i shitjes së riprodhimit të pasurive (replika, suvenirë):

-shërbime të pritjes, përfshirë ato të asistencës, argëtimit për fëmijët, shërbimet e informacionit. të guidave dhe asistencës didaktike;

-shërbime të kafeterisë dhe ushqimit (kafeteri, pije dhe ushqim i shpejtë):

Kriteret që duhen plotësuar për aktivitet tregtar në këto zona:

-Të jetë regjistruar si person fizik/person juridik me status aktiv, sipas dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi për regjistrimin e veprimtarisë tregtare të jetë i pajisur me të gjitha lejet dhe/ose licencat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi në varësi të llojit të aktivitetit dhe kërkesës së propozuar për ushtrim aktiviteti tregtar;

– Për personin fizik të mos jetë në ndjekje penale ose të mos jetë dënuar për një vepër penale në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në fushën e aktivitetit ku ushtron veprimtarinë ekonomike, për personin juridik të merret dëshmia e penalitetit për administratorin ligjor. të sigurojë kapacitete financiare dhe ekspertizë të nevojshme për të zbatuar aktivitetin tregtar të propozuar

– Të propozojë një aktivitet tregtar që garanton ruajtjen, mbrojtjen, promovimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore

Kriteret që duhet të përmbushi aktiviteti tregtar për shitje suvenierësh dhe botimeve

-Të jenë replika të objekteve/vlerave me përfaqësuese të trashëgimisë kulturore që ruhen dhe promovohen në pasurinë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar;

-Të jenë riprodhim në letër, tekstil, qeramikë, plastikë, dru etj. të imazheve. objekteve/vlerave më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore që ruhen dhe promovohen në pasurinë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar;

-Të jenë objekte funksionale me forma dhe imazhe të përshtatshme për promovimin e vlerave të pasurisë kulturore të institucionit ku ku do ushtrohet aktiviteti tregtar (per diskutim);

-Të jenë produkte të zejtarisë tradicionale të cilët përfaqësojnë traditat kulturore autentike në materiale modele dhe mjeshtëri tipike të zonës ku do ushtrohet aktiviteti tregtar të punuara me dorë dhe teknika e mjete tradicionale të artizanatit; e) Të jenë botime (libra, harta, almanakë, vjetarë, katalogë, albume, dëftues të rrugëve, broshura etj.) të pajisura me ISBN, që promovojnë vlerat kulturore të vendit tonë në përgjithësi, të pasurisë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar dhe të rajonit ku ndodhet pasuria kulturore në veçanti;

-Kërkesë me shkrim pranë ministrisë së Turizmit

Kërkesa për aktivitet duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, përfshirë:

CV të subjektit tregtar ose administratorit; Ekstrakt historik të aplikuesit; Informacion mbi tipologjinë e aktivitetit tregtar që propozohet të ushtrohet; Vetëdeklarim që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk është dënuar penalisht për vepra penale në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në fushën e aktivitetit ku ushtron veprimtarinë ekonomike;

-Vërtetim që subjekti nuk është subjekt i procedurave të likuidimit ose falimentit;

-Vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;

-Planvendosjen e aktivitetit tregtar të propozuar

-Plan biznesin për ushtrimin e veprimtarisë tregtare për një kohëzgjatje minimale 5 vjeçare. duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të të ardhurave dhe shpenzimeve./Monitor.al

Sondazh

Poll
Ekonomi 25 Prill 2026, 08:36

Nafta që trazoi të gjithë

KOSOVË- Në muajt e parë të vitit, në Kosovë janë importuar mbi 200 milionë litra karburant, me vlerë 133 milion&eum...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë