Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ekonomitë po rriten, por shumë më ngadalë sesa kanë nevojë qytetarët dhe shumë më poshtë potencialit real që ekziston.
Raporti më i fundit i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor jep një alarm të qartë për Kosovën dhe rajonin. Ekonomitë po rriten, por shumë më ngadalë sesa kanë nevojë qytetarët dhe shumë më poshtë potencialit real që ekziston.
Për Kosovën parashihet rritje ekonomike prej 3.7% në vitin 2026 dhe 3.9% në vitin 2027. Në pamje të parë këto shifra mund të duken pozitive, por në realitet ato nuk mjaftojnë për ta transformuar ekonominë, për të hapur vende të reja pune në masë, për të rritur pagat apo për të frenuar emigrimin e të rinjve.
Me këtë ritëm, Kosova mbetet në një gjendje mbijetese ekonomike dhe jo zhvillimi të vërtetë.
Raporti thotë se rritja në të gjithë Ballkanin Perëndimor po ngadalësohet për shkak të pasigurive globale, konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacionit të vazhdueshëm dhe dobësimit të kërkesës së jashtme.
Një nga pikat më kritike të raportit është tregu i punës.
Banka Botërore e pranon se Kosova dhe rajoni kanë mungesë fuqie punëtore, ndërsa paradoksi është se në të njëjtën kohë shumë njerëz janë të papunë ose kanë hequr dorë nga kërkimi i punës. Kjo tregon se problemi nuk është mungesa e njerëzve, por mungesa e vendeve cilësore të punës dhe mospërputhja mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe nevojave të tregut. Në Kosovë, mijëra të rinj diplomojnë çdo vit, por shumë prej tyre nuk gjejnë punë në profesionin e tyre ose largohen jashtë vendit menjëherë sapo u jepet mundësia.
“Pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike po frenojnë rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, dhe rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve,” – tha Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
“Ndërkohë që politikëbërësit po përdorin masa fiskale afatshkurtra për të zbutur ndikimin e këtyre presioneve mbi familjet dhe bizneset, raporti ynë tregon se çelësi për përparimin ekonomik afatgjatë janë vendet e punës. Ballkani Perëndimor ka një rezervë të madhe talenti ende të pashfrytëzuar, gra, të rinj dhe individë që dëshirojnë të punojnë, por përballen me pengesa. Përfshirja e tyre në tregun e punës është një nga masat më efektive që rajoni mund të ndërmarrë për të forcuar ekonominë.”
Raporti ndalet veçanërisht te pjesëmarrja e ulët e grave në ekonomi. Banka Botërore thotë se gratë përbëjnë një rezervë të madhe potenciali të pashfrytëzuar. Kjo është kritikë direkte për shtetin dhe politikat sociale, sepse mungesa e çerdheve publike, kujdesi për të moshuarit, mungesa e fleksibilitetit në punë dhe diskriminimi në tregun e punës po i mbajnë shumë gra jashtë ekonomisë aktive.
Raporti flet edhe për emigrimin, që për Kosovën është një ndër plagët më të mëdha ekonomike. Të rinjtë dhe punëtorët e kualifikuar po largohen vazhdimisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se shteti investon në arsimimin e tyre, ndërsa përfitimin final e marrin ekonomitë e huaja. Në afat të gjatë kjo e dobëson tregun e punës, ul bazën tatimore dhe e bën edhe më të vështirë zhvillimin ekonomik.
Një tjetër kritikë që del nga raporti është struktura e dobët ekonomike e Kosovës. Rritja mbështetet kryesisht në konsum, remitanca nga diaspora dhe sektorin e tregtisë, ndërsa prodhimi vendor dhe eksportet mbeten të kufizuara. Kjo e bën ekonominë të brishtë. Nëse bie fluksi i remitancave ose rriten çmimet globale, ekonomia goditet menjëherë
Banka Botërore kërkon reforma strukturore, por kjo në gjuhë të thjeshtë do të thotë se Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si funksionon ekonomia.
Banka Botërore rekomandon që Kosova të fokusojë politikat në krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në ekonomi, përmes shërbimeve më të mira sociale dhe trajnimeve profesionale./Monitor
Foto ilustruse Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me...
KOSOVË- Në muajt e parë të vitit, në Kosovë janë importuar mbi 200 milionë litra karburant, me vlerë 133 milion&eum...
TIRANË- Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koe...
TIRANË- Shqiptarët ngelen në shumicën e tyre të pambrojtur nga dëmet që mund të shkaktojnë zjarret dhe fatkeq&eum...
Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej ...
VLORË- Edhe këtë vit, në zonat bregdetare ka vijuar rritja e çmimeve të apartamenteve, ku në Ksamil çmimet kan&eum...
Yield-et e bonove 10-vjeçare iu kthyen rritjes në ankandin e muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i un...
TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord t&eum...
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me ...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthi...