LIVE UPDATES
Ekonomi

Institucionet shkaktuan 182 milionë euro efekti negativ në buxhet për 8 mujorin

Sipas përfundimeve të nxjerra nga audituesit rezulton se në krye të institucioneve që kanë dëmin më të madh qëndron Albpetrol. 

17 Tetor 2023, 07:15 Nga A.B

Institucionet shkaktuan 182 milionë euro efekti negativ në buxhet

Nga janari në gusht audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se efekti negativ në buxhetin e shtetit nga ana e institucioneve të kaluara në “sitë” është 19.4 miliardë lekë apo 182 milionë euro. Ky efekt ndahet në dy pjesë ku së pari vlerësohet dëmi ekonomik me një vlerë 4.78 miliardë lekë dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve që llogaritet në 17.7 miliardë lekë.  

“Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë dhënë 424 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 19,496,811 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 4,780,006 mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 14,716,805 mijë lekë. Rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik* në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë) “ thuhet në buletin.  

Sipas përfundimeve të nxjerra nga audituesit rezulton se në krye të institucioneve që kanë dëmin më të madh qëndron Albpetrol. 

“Rreth 63% e totalit të shpenzimeve e zë vlera 3 miliardë lekë e konstatuar në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e detyrimeve që kanë shoqëritë koncensionare ndaj shoqërisë për energjinë e shitur/faturuar me dhe pa kontrata.  

Rreth 29% e totalit të shpenzimeve, ose 1,36 miliardë lekë është konstatuar përsëri në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e maturimit të penaliteteve e kamatëvonesave për mos kryerjen e pagesave për energjinë elektrike nga kompania Bankers Petroleum; rreth 4% e totalit të shpenzimeve e zënë vlerat në “Shpenzime për paga dhe shpërblime”, në shumën 179.5 milionë lekë, e konstatuar si në AlbPetrol SHA Patos, si pasojë e pagesave gjoba dhe kamatëvonesa në lidhje me detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe përfitimin e shpërblimeve për anëtaret e vet padrejtësisht; rreth 3% e totalit të shpenzimeve i takojnë zërit “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh” në shumën 131.2 milionë lekë, ku renditen subjektet si: AKSHI – 18 milionë lekë, UKT SHA – 15.4 milionë lekë, Albpetrol SHA Patos – 14.1 milionë lekë, dhe Hekurudha Shqiptare SHA – 10,786 mijë lekë” thuhet në buletin.  

Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve audituesit konstatojnë se, vlera totale prej 14.7 miliardë lekë u konstatua në disa fusha ku së pari tek të ardhurat me rreth 3,72 miliardë lekë (ose rreth 25% e totalit) ku veçojmë vlerën 2.3 miliardë lekë (ose rreth 63% e total të ardhurave me ndikim negativ) si shkelje të legjislacionit tatimor në 21 njësi të vetëqeverisjeve vendore 

Po kështu në fushën e shpenzimeve prej 10.9 miliardë lekë (ose rreth 75%), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor./MONITOR

buxhet

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez