LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve ndikon pozitivisht të ardhurat, 284 milionë euro më shumë në 4 muajt e 2022

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard LEK me një realizim në masën 95 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 për qind më i lartë ose 725 milion LEK më shumë.

18 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve ndikon pozitivisht të ardhurat, 284 milionë
Foto ilustruese

Rritja e çmimeve ka dhënë efektin e kundërt në arkën e shtetit në raport me xhepin e qytetarëve. Të dhënat zyrtare tregojnë për 284 milionë euro më shumë të arkëtuara në buxhet në 4 muajt të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të ardhurat totale për 4 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 4 – mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard LEK me një realizim në masën 95 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 për qind më i lartë ose 725 milion LEK më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 14.8 miliard LEK.

Performanca Paraprake 4-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 187.8 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 4-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 34.7 miliard lekë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 165.1 miliardë lekë, 33.2 miliardë ose 25.2% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 10.1 miliardë ose 6.5% më shumë se plani 4-mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 65.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 24% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 46.6 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë se një vit më parë, si dhe 2.1 miliardë ose 4.7% më shumë se plani për 4 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 15.1 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 7.4% më shumë se viti 2021, si dhe 1 miliardë lekë ose 6.3% më pak se plani i akcizës për 4 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.4 miliardë lekë, 649 milionë ose 81.1% me shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 136.3% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, 300 milionë lekë ose 14.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe realizim në masën 121.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2022 u realizuan në masën 99.6 miliardë lekë, 20.5 miliardë ose 26% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.1 miliardë lekë, ose 8.9% më shumë se plani i 4 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 14.2 miliardë lekë, 7.1 miliardë ose 99.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 790 milionë ose 5.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 4 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2022 janë 3.9 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë ose 63.1% më pak se 4 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 28.2% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 18 miliardë lekë 5 miliardë lekë, ose 38.1% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 43.1% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 14.7 miliardë lekë, 1.8 milardë lekë ose 13.7% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 354 milionë ose 2.5% më shumë se plani i 4 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për periudhën 4 mujore 2022 u realizuan në masën 14.2 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se plani i përcaktuar për 4 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 38.6 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe realizim 101.4 % të planit për 4 mujorin 2022.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard LEK me një realizim në masën 95 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 për qind më i lartë ose 725 milion LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 26.4 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 26 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 4 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97.7 për qind dhe 87.5 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.6 për qind dhe 13 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 28.9 për qind dhe 14.2 për qind të planit vjetor sipas AN nr.3.

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 145.1 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 3.7 për qind më i lartë ose rreth 5.1 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 4 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 15.5 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 43.7 për qind më i ulët ose rreth 12.06 miliard LEK më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard LEK nga rreth 1.34 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 14.8 miliard LEK, për periudhën 4 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit./MONITOR

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni