LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet e energjisë, 406 milionë euro për janar-tetor, ulet ndjeshëm rezerva energjetike në kaskadë

Gjasat janë që nëse nuk do të kemi përmirësim të situatës hidrike në vend, importet të kalojnë vlerën 500 milionë euro për vitin 2022, diçka që ishte paralajmëruar edhe më herët në deklarata gjatë këtij viti nga kreu i qeverisë Rama.

3 Nëntor 2022, 07:10 Nga A.B
Importet e energjisë, 406 milionë euro për janar-tetor, ulet
Energji

Sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për të furnizuar vendin gjatë këtij viti i ka kushtuar qeverisë qindra milionë euro. Të dhënat zyrtare të procedurave të prokurimit të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga “Monitor” për periudhën 1 Janar-6 nëntor tregojnë se totali i importeve ka prekur vlerën 406 milionë euro.

Kjo shifër parashikohet të rritet edhe më tej po të kemi parasysh faktin që mbeten ende të pambuluar muaji nëntor dhe ai dhjetor. Gjasat janë që nëse nuk do të kemi përmirësim të situatës hidrike në vend, importet të kalojnë vlerën 500 milionë euro për vitin 2022, diçka që ishte paralajmëruar edhe më herët në deklarata gjatë këtij viti nga kreu i qeverisë Rama.

Shqipëria është aktualisht në gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji e cila u shpall nga tetori i një viti më parë dhe do të shtrihet deri në mes të vitit të ardhshëm. Sigurimi i energjisë është bërë gjithnjë e më i vështirë për vendin për shkak se kushtet hidrike vijojnë të mbeten problematikë. Pas një përmirësimi të lehtë disa javë më parë tashmë kaskada e Drinit ka “avulluar” pasi prej saj është prodhuar thuajse çdo ditë energji në bazë të nevojave dhe mundësive që ka pasur KESH për të alternuar sigurimin e energjisë në tregun e lirë.

Nga raportimi i të dhënave të kësaj kaskadë në 31 tetor rezulton se rezerva energjetike e mbetur në të është 448 GWh, një nivel ky tejet modest dhe që tregon se nëse situate hidrike nuk përmirësohet në vijim sigurimi i energjisë do të varet kryesisht në import. Në 31 tetor KESH prodhoi 14 mijë MWh nga kaskada apo mbi 2/3 e sasisë së nevojshme për konsum në vend nga prodhimi në kaskadë. Niveli i Fierzës në 31 tetor ishte 268 metra duke mbetur kështu poshtë mesatares historike për këtë muaj që sipas të dhënave zyrtare është 273.5 metra. Nëse nuk do të kemi nisje të shirave atëherë blerjet do të jenë në bursë ku luhatja e çmimeve është e lartë.

Çmimet në Bursën e Hungarisë gjatë dy javëve të fundit kanë qenë relativisht të ulëta në raport me mesataren e përgjithshme që ka përkufizuar këtë vit që ka qenë kryesisht mes 250-300 euro MWh. Rënia e kërkesës për energji por dhe kushtet e mira të motit kanë bërë që presioni mbi çmimet të jetë më i ulët dhe për rrjedhojë nga mesi i tetorit e deri në fund të tetorit çmimet mesatare të luhateshin në maksimalisht 200 euro/MWh në 103 euro MWh minimalisht në bandë. Kuptohet kjo sasi ishte më e shtrenjtë për oraret pik.

Gjithsesi çmimet e energjisë për datën 2 nëntor u rritën me 57 për qind për profilin bazë në raport me datën 1 nëntor dhe 77 për qind për oraret e pikut. Kjo rritje e befte lidhet me kërkesën e cila nga data 1 në datën 2 nëntor shënoi rritje me rreth 20 për qind.

Ndërkohë për datën 3 nëntor 1 MWh energji në bazë u shit me 165 euro MWh dhe në pik me 183 euro. Volumi ditor ra me 5 për qind në raport me një ditë më parë. Ndërkohë për datën 3 nëntor 1 MWh energji në bazë u shit me 165 euro MWh dhe në pik me 183 euro. Volumi ditor ra me 5 për qind në raport me një ditë më parë.

Mbetet e paqartë sesi do të vijojë ecuria e çmimeve në bursë dhe pikërisht bashkuar me situatën problematike hidrike qeveria ka bërë të qartë se nga data 1 nëntor fasha 800 KWh për familjarët është në fuqi. Në një tentativë për të nxitur kursimin është vendosur se çdo kilovat mbi këtë fashë konsumi do faturohet me 42 lekë për kilovat duke e rritur kështu ndjeshëm koston. Në një reagim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se nëse do të lihet në fuqi fasha edhe për nëntorin apo jo mbetet të shihet në vijim sesi do të paraqiten treguesit. /MONITOR

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet