LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni në eurozonë rritet në nivel rekord prej 10.7% në tetor, pritet ndikim dhe në Shqipëri

Rritja u nxit nga çmimet e energjisë, të cilat Eurostat vlerëson se ishin 41.9% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet për ushqimet, alkoolin dhe duhanin ndërkohë besohet se janë rritur me 13.1% nga viti në vit.

1 Nëntor 2022, 07:48 Nga A.B
Inflacioni në eurozonë rritet në nivel rekord prej 10.7% në
Foto ilustruese

Inflacioni në eurozonë vlerësohet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor, sipas vlerësimeve paraprake të Eurostat.

Nëse konfirmohet më vonë në nëntor, kur të dalin të dhënat finale nga Eurostat, agjencia zyrtare e statistikave të Bashkimit Europian, ky do të ishte leximi i parë i inflacionit që kalon pragun e 10%.

Rritja u nxit nga çmimet e energjisë, të cilat Eurostat vlerëson se ishin 41.9% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet për ushqimet, alkoolin dhe duhanin ndërkohë besohet se janë rritur me 13.1% nga viti në vit.

Inflacioni ishte 9.9% në shtator.

Vendet baltike janë vendet më të prekura me inflacionin vjetor që mbetet mbi nivelin 20%. Estonia kryeson listën me një vlerësim prej 22.4%.

Franca mbetet  vendi më pak i ndikuar, megjithëse inflacioni vjetor për muajin tetor vlerësohet të ketë arritur në 7.1%. Italia, norma vjetore e së cilës parashikohet në 12.8%, ndërkohë ka shënuar rritjen më të lartë nga muaji në muaj me një kërcim prej 4%.

Banka Qendrore Europiane, mandati i së cilës është të mbajë inflacionin në zonën e euros afër 2%, që nga fillimi i verës ka ndryshuar ciklin e më shumë se një dekade të normave negative të interesit, në një përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve.

Javën e kaluar, ajo njoftoi rritjen e tretë të madhe të normave të interesit.

Bankat qendrore përdorin normat e tyre të interesit për ta bërë paranë më shumë apo më pak të shtrenjtë në mënyrë që ose të frenojnë ose të nxisin shpenzimet, pasi interesat bazë ndikojnë drejtpërdrejt në normat që bankat tregtare ofrojnë për familjet dhe bizneset.

Banka  parashikoi se priten rritje të tjera të tilla në muajt në vijim pasi “inflacioni mbetet shumë i lartë dhe do të qëndrojë mbi objektivin [2%] për një periudhë të zgjatur”.

Shefja e BQE-së Christine Lagarde paralajmëroi gjithashtu se aktiviteti ekonomik në eurozonë ka të ngjarë “të ngadalësohet ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit dhe ne presim një dobësim të mëtejshëm në pjesën e mbetur të këtij viti dhe fillimin e vitit të ardhshëm”.

Parashikimi i saj erdhi vetëm një ditë pasi kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ofroi parashikimin e  zymtë se gjysma e vendeve në eurozonë mund të hyjnë në recesion në muajt në vijim.

Një recesion në përgjithësi përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative të PBB-së.

Në Shqipëri, në shtator inflacioni arriti në 8.1%, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë i kaloi 10%. Bashkimi Europian është partneri kryesore i tregtisë së Shqipërisë, me mbi 50% të totalit, me Italinë, që mbetet partneri kryesor tregtar.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, të publikuar nga INSTAT, në shtator Shqipëria ishte ndër 6 vendet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë. Kjo tendencë është e ndikuar dhe nga fakti që energjia nuk është shtrenjtuar ende për konsumatorët në vend, ndërsa në vendet e Europës ai është faktori kryesor që e ka ndikuar inflacionin./MONITOR

inflacioni eurozone

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet