LIVE UPDATES
Ekonomi

Strategjia e Integrimit: Aplikimet për azil janë rritur, nevojitet marrja e masave shtesë

Renia e aplikimeve në 2020 rreth 66% më pak se 2019 u ndikua nga  rritja e kërkesave për azil nga vendet pritëse, kthimet në Shqipëri (për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së), por edhe ndikimi i pandemisë së Covid-19, nëpërmjet kufizimeve në lëvizjen e lirë të shtetasve, në të gjithë botën dhe rajonin tonë.

1 Nëntor 2022, 07:07 Nga A.B

 

Strategjia e Integrimit: Aplikimet për azil janë rritur, nevojitet
Azil kerkues

 

Rritja e numrit të aplikimeve për azil nga shqiptarët drejt vendeve të BE-së pritet të mobilizojë institucionet shqiptarë për zbatimin e masave të reja.

Shqetësimi i  fenomenit të shtimit të kërkesave për azil në 2021, pasi rënies së numrit të tyre në pandemi ngrihet në draftin e “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian 2030” hartuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (institucion në varësi të Këshillit të Ministrave) publikuar në konsultimet publike. Për shkak të rritjes së aplikimeve për azil në strategjinë për zhvillim dhe integrim europian theksohet nevoja e adresimit të masave të reja për uljen e numrit të emigrantëve. “Për periudhën janar-dhjetor 2021, janë regjistruar 8,880 aplikime për herë të parë (4,880 në Francë). Ky vit shënon një rritje të aplikimeve duke sjellë nevojën për marrjen e masave shtesë nga institucioneve”.

Sipas dokumentit rënia e aplikimeve në 2020 rreth 66% më pak se 2019 u ndikua nga  rritja e kërkesave për azil nga vendet pritëse, kthimet në Shqipëri (për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së), por edhe ndikimi i pandemisë së Covid-19, nëpërmjet kufizimeve në lëvizjen e lirë të shtetasve, në të gjithë botën dhe rajonin tonë.

Në total për vitin 2021 sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian aplikuan 9,000 shtetas shqiptarë, ku 54% e tyre e zinin aplikimet për në Francë. Në vend të dytë ishte Gjermania, me 13,5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12,6% dhe më pas renditet Italia, me 8,5% të totalit të aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për azil në një nga vendet e BE-27.

Aplikimet për azil vijuan rritjen edhe në 2022. Nga të dhënat paraprake të Eurostat për janar-gusht kanë aplikuar drejt BE-së 6,860 shtetas shqiptarë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2021 aplikimet janë rritur 68%. Krahasuar me 2019 aplikimet janë 41% më të ulëta. Edhe për 2021 shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%.

Shqipëria rrezikohet edhe nga rritja e flukseve emigratore nga vendet e luftës

Shqipëria nuk vijon të jetë vetëm vend i origjinës së emigrantëve ekonomikë, por edhe vend tranzit për refugjatët që vijnë kryesisht nga vendet e treta. Problematika e flukseve të emigracionit të parregullt të refugjatëve me prejardhje nga lindja e mesme dhe Afrika ka prekur edhe Shqipërinë. Këto emigrantë përdorin vendin tonë për të emigruar më së shumti drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë vitit 2021, në shqipëri sipas të dhënave të draft dokumentit të “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian”  janë kapur në total 18,496 shtetas të huaj imigrantë të parregullt, duke rezultuar me një rënie të lehtë të shifrave krahasuar me vitin 2020, kur ky numër ka qenë 18,835. Grupi më i madh i hyrjeve është nga shtetasit sirianë, duke përbërë rreth 50% të tyre.

“Situata aktuale migratore tregon se vendi ende nuk është përballur me flukse të mëdha, por që rreziku i një fluksi të papritur është ende aktual, veçanërisht duke konstatuar situatat e konfliktit në vendet e lindjes së mesme dhe në Ukrainë. Qeveria e Shqipërisë ka hartuar gjatë vitit 2021 një Plan Kombëtar Kontingjence, për një krizë të mundshme të migrimit dhe refugjatëve. Miratimi i këtij plani do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve pritëse dhe në menaxhimin e flukseve të përziera, duke marrë parasysh vulnerabilitetet e popullatave në lëvizje (si të mitur të pashoqëruar, viktima trafikimi, azil-kërkues, individë me aftësi të kufizuara, etj)”, citohet në draft./MARRE NGA MONITOR

azilkerkues

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet