LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyn në fuqi marrëveshja, çmimi i internetit në roaming pëson ulje drastike në 2.4 lekë për MB

Kjo do tu mundësojë përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri. Nga dy operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri, vetëm One Albania është bërë pjesë e marrëveshjes.

3 Tetor 2023, 07:15 Nga A.B

Hyn në fuqi marrëveshja, çmimi i internetit në roaming

Në fillim të këtij muaji, hyri në fuqi marrëveshja mes 38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që do të mundësojë një ulje të ndjeshme të tarifave të internetit në roaming.

Kjo do tu mundësojë përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri. Nga dy operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri, vetëm One Albania është bërë pjesë e marrëveshjes.

Sipas informacionit të publikuar nga kompania, që prej datës 1 tetor është aplikuar një ulje e ndjeshme e çmimeve të internetit. Konkretisht, One Albania ka ulur tarifën e internetit në roaming në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), nga 60 Lekë/MB (megabajt) ne 2.4 Lekë/MB për abonentët me Parapagesë, nga 50 Lekë/MB në 2.4 Lekë/MB për abonentët me Kontratë Individuale dhe nga 40 Lekë/MB ne 2.4 Lekë/MB për abonentët me Kontratë Biznesi. Kjo do të jetë tarifa e re standarde, në rastin kur abonentët nuk kanë paketa roaming aktive.

Tarifat e reja të internetit prekin më shumë se 1.4 milionë abonentë aktivë të One Albania (sipas shifrave të tremujorit II 2023), që do të përdorin internetin me çmime më të ulëta, në rast se përdorin numrin e tyre cellular në vendet e BE-së.

Grupi Vodafone, duke përfshirë edhe kompaninë shqiptare Vodafone Albania, nuk është bërë pjesë e marrëveshjes dhe ka preferuar të ruajë të drejtën për të ofruar tarifa preferenciale në roaming sidomos brenda rrjetit të gjerë të operatorëve Vodafone në Europë.

Megjithatë, përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare kanë paralelisht në dispozicion paketa komunikimi në roaming, me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.

Nisma për uljen e çmimit të internetit në roaming filloi me nënshkrimin e Deklaratës së Roaming-ut në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar dhe është mbështetur nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i saj është të zvogëlojë hendekun midis shërbimeve roaming dhe çmimeve të brendshme midis vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, me synimin për të forcuar lidhjet midis dy rajoneve, duke inkurajuar dhe thjeshtuar biznesin, shkëmbimet kulturore, turistike dhe të tjera. Ofertat specifike do të përcaktohen nga secili prej operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, bazuar në vendimet e tyre tregtare, me një çmim tavan.

Konkretisht, operatorët ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt) duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.

Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në roaming vendet e BE-së ndjek marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

Sipas të dhënave nga INSTAT, për tetë muajt e parë të këtij viti shqiptarët regjistruan afërsisht 4.6 milionë dalje jashtë vendit, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë. /MONITOR

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari