E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Sipas vendimit çmimi i pullës fiskale për birrat do të jetë 17.22 euro për 1 mijë copë nga 22 euro për 1 mijë copë që bizneset i paguanin kompanisë koncensionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k. Ulja e tarifës është 20%.

TIRANË- Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave fiskale” që hyn menjëherë në fuqi. Sipas vendimit çmimi i pullës fiskale për birrat do të jetë 17.22 euro për 1 mijë copë nga 22 euro për 1 mijë copë që bizneset i paguanin kompanisë koncensionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k. Ulja e tarifës është 20%.
Për produktet e tjera të mallrave të akcizës, si duhan çmimi do të jetë 15.65 euro për një mijë copë nga 21 euro për 1 mijë copë që paguhej. Ulja është 25%.
Për alkoolin tarifa e pullës fiskale do të jetë 25.05 euro për një mijë copë nga 32 euro që paguhej më parë. Ulja 16.5%.
Për verën tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 25.04 euro
Vendimi përcakton edhe elementet e sigurisë për gjurmimin e pullave fiskale përfshirë sfondet e sigurta me modele Guilloche, tekst të imët dhe efekte me ndryshim ngjyre.
Për karakteristikat e sigurisë digjitale do të përfshihen elementë si: a) identifikuesi unik: çdo pullë fiskale përmban një identifikues shumë të sigurt dhe të koduar për sistemin e gjurmimit; b) Kodet 2D: përfshijnë kode 2D të dukshme dhe të padukshme, të cilat përdoren për monitorimin e lëvizjes së produkteve dhe sigurimin e integritetit. C) Kode të sigurta për industrinë e pijeve të ftohta: Alternativë ndaj pullave të sigurisë: kod unik 2D, i printuar gjatë procesit të prodhimit; b) Karakteristika të tjera: rezistente ndaj ndërhyrjeve nga sfondi dhe të verifikueshme nga konsumatorët dhe autoritetet përkatëse.
Prodhimi i pullave të reja fiskale
Deri më dhjetor 2024 prodhimi i pullave fiskale është kryer nga shoqëria koncesionare sipas kontratës së koncesionit “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave, si Autoritet Kontraktues dhe shoqërive “SICPA Security Solutions S.A” dhe “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k” të miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.02.2011, i ndryshuar me ligjin nr. 17, datë 16.02.2023.
Pas shtyrjes së kohëzgjatjes së kontratës edhe për 2 vite në 2022, tarifat u ulën 10%.
Sakaq pas përfundimit të kontratës koncesionare, në fillim të 2025-s bizneset e mallrave të akcizës ngritën shqetësimin për mungesën e prodhimit të pullave të reja. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se prodhimi i tyre do të mundësohet nga një shoqëri e ri që do të zbatojë teknologjinë moderne të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Prodhimi i ri niste nga muaji mars.
“Në zbatim edhe të ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, një nga iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Financave, është se po punohet për krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.
Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.
Shoqëria e re do të fillojë veprimtarinë gjatë muajit Mars 2025, duke siguruar një sistem të sigurt, si dhe një cilësi të lartë në procesin e prodhimit e kontrollit të pullave fiskale”, thuhej në njoftim.
Po ashtu shumë prej bizneseve kanë parablerë pulla fiskale deri më 31 mars.
Ministria e Financave sqaron se periudha tranzitore nga përfundimi i kontratës së Koncesionit, deri në fillimin e prodhimit të pullave fiskale nga shoqëria, mbulohet nga neni 109, pika 9, e ligjit “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, që ka parashikuar të drejtën e përdorimit të pullave të porositura, deri me datë 31 mars 2025./Monitor.al
Grafik TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmb...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT t...
Foto ilustruese TIRANË - Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të k&eum...
Foto ilustruese SHBA- Banka Botërore vlerëson se reformat institucionale efikase dhe sidomos ato të udhëhequra nga qeveria do të k...
Foto ilustruese TIRANA- Vendimet për ish pronarët që kanë përfituar të drejtën për kompensim lidhur me pronat e tyr...
TIRANA - Remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë arritën një rekord prej 1 miliard eurosh gjatë vitit 2024, duke u rritur...
Foto ilustruese KOSOVA- Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjti...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të p...
Foto ilustruese KOSOVË - Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmim...