LIVE UPDATES
Ekonomi

Specat “tronditin” Kosovën, kilogrami i tyre ka arritur në mbi 5 euro 

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

26 Mars 2025, 15:28 Nga B.Z
Specat “tronditin” Kosovën, kilogrami i tyre ka arritur në
Foto ilustruese

KOSOVË - Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogramë spec arrin në mbi 5 euro. Rritja e çmimeve, u vërejt edhe tek produktet tjera të perimeve. Sallata e gjelbër ka kushtuar 4 euro e 20 cent, domatet 3 euro e 50 centë e patatet mbi 1 euro.

Specat po dalin të jenë luks më vete. Çmimi i tyre gjatë kohëve të fundit ka qenë tronditës për qytetarët e Kosovës. Madje disa ditë është bërë edhe temë diskutimi në çdo vend.

Ndërsa, diferenca e çmimeve mes asaj se në çfarë vlere importohet dhe në sa shitet në treg del të jetë e madhe. Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj, Janina Ymeri, ka nxjerrë  një krahasim të dhënash: Importohet deri në 1.5 euro, kilogrami i specave në treg shitet deri në 5 euro.

“Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat. Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025. Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg. Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram”, ka shkruar ndër të tjera Ymeri.

Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci ka thënë se kjo ndodh si shkak i importit të produktit bujqësor, e që sipas tij ka kosto.

“Është raporti i kërkesës dhe ofertës. Kërkesa në Kosovë është e madhe gjatë periudhës së dimrit për speca. Unë tre muajt e fundit intenzivisht po angazhohem edhe sot gjithë ditën jam marrë me qit temë. Ne kemi rrit shumë prodhimin dhe eksportin. Ta zëmë, vetëm për domate, kur kam ardhë ministër Kosova i ka eksportu 135 tonë, më 2024-ën 2,100 tonë të eksportuara.  Ne kemi një zbrastësi gjatë periudhës së prodhimit dhe kostot e importit po i rrisin çmimet. Çka na duhet neve si vend? Më 2025-ën duhet të jetë për bindjen time, ka me qenë pika kryesore: Orientimi në krijimin e serave me hidroponi, sistem të ngrohjes. Kostot janë shumë të larta, por sidoqoftë duhet me hi në prodhim të serave… Është një periudhë prej dy vjet që duhet mu zgjidhë“, ka thënë Peci mbrëmë në Atv.

Kurse, profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci,  thotë se rritja e çmimeve vjen për mungesën e prodhimit vendor gjatë dimrit.

“Për shkak të kushteve të vështira të motit dhe infrastrukturës jo të përshtatshme, fermerët kosovarë e kanë të vështirë të kultivojnë perime jashtë sezonit të rregullt. Mungesa, pastaj, plotësohet nga importet, por mallrat e importuara vijnë me çmime më të larta, për shkak të tarifave doganore, kostove të transportit dhe kërkesës në rritje. Një kilogram speca kushton pesë euro. Kjo situatë duhet të jetë alarm për institucionet. Duhet të gjendet zgjidhje që edhe gjatë kësaj periudhe të ketë prodhime vendore, në mënyrë që të ulet varësia nga importi dhe të ketë stabilizim të çmimeve”.

Kurse, njohësi i politikave dhe ekonomisë Shenoll Muharremi, ka bërë një postim në rrjetin Facebook, duke treguar se çmimi i specave ka shkuar ne mbi 6 euro.

“Specat 6.49 euro?. Qysh bre? Me këtë çmim e blej një ari tokë:) Kurrgjo, i kqyrim me sy, kalojmë tutje.  Le të prishen më këto çmime.  Kur s’ka kush me i ble, ulet çmimi automatikisht”, ka shkruar ai

Edhe afaristi Burim Piraj ka bërë një reagim për çmimin e specave, duke thënë se kjo ndodh pasi nuk po punohet toka.

“5 euro 1 kg speca! Po të gjithë po hamë e pak po punojnë! Lirë janë!”.

E kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e quan si një inflacion global, duke thënë se arsyeja kryesore e inflacionit është se Kosova nuk ka monedhën e saj.

“Ne nuk kemi monedhën tonë, me të cilën do ta balanconim inflacionin. Jemi shtet i ri ende pa përvoje, ende nuk i kemi konsoliduar të gjitha që i duhen një shteti. Ata që i kemi zgjedhur ne për të udhëhequr shtetin duhet të dinë se jo të dy duart duhet të manë në xhepat tanë, ata një dorë duhet ta kenë të lirë që të bëjmë një buxhet të vet qëndrueshëm në mënyrë që mos të vije vetëm nga konsumatori. Kjo ngritja e buxhetit nuk e përcjellë ngritjen e inflacionit, është më i ulët se inflacioni, ne nuk jemi të zot si qytetarët konsumatorë taksapagues t’ia bëjmë askujt me gisht, qeverisë e asnjë legjislature qeveritare se ne duam kështu”.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pesë vjet më parë, specat kushtonin rreth 1.5 euro për kilogram – sot deri në 5 euro. Trangujt apo domatet kushtonin rreth 1 euro për kilogram – sot çmimi tyre i kalon 2 euro. Sipas ASK-së, të gjitha produktet bujqësore vitin e kaluar ishin për 46.8% më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020.

Kosova mbështetet shumë në importet nga Shqipëria, Turqia, Greqia, Holanda dhe Izraeli. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vendi shpenzoi mbi 1.8 milion euro për importim të specave, domateve dhe trangujve në dy muajt e parë të këtij viti.

Vetëm për speca u shpenzuan 1.2 milion euro, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar mbi 14 milionë euro. Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore, ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove./Monitor

rritet cmimi i perimeve ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet