LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban normën bazë në nivelin 2.75%! Sejko: Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025

Në fjalën e tij, Guvernatori, Gent Sejko, tha se rënia e inflacionit në 1.9% në dy muajt e parë të vitit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.

26 Mars 2025, 16:41 Nga M.B
Banka e Shqipërisë mban normën bazë në nivelin 2.75%!
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Në fjalën e tij, Guvernatori, Gent Sejko, tha se rënia e inflacionit në 1.9% në dy muajt e parë të vitit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.

Sejko tha se, në aspektin makroekonomik, zhvillimet në inflacion gjatë tremujorëve të fundit janë diktuar, në pjesën më të madhe, nga rënia në nivele të ulëta e inflacionit të importuar, në përgjigje të ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, presionet e brendshme inflacioniste kanë pasur një rënie më të ngadaltë dhe mbeten konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Ecuria e këtyre të fundit pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit.

“Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.

Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet, për momentin, neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit. Vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit,” tha Sejko.

Sipas tij, informacioni i disponuar deri tani sugjeron se rritja ekonomike ka mbetur solide, në nivele të krahasueshme, ndonëse disi më të ulëta, se ajo e tremujorëve paraardhës.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Kjo ecuri është pasqyruar në zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që dinamikat e sektorit të industrisë dhe të bujqësisë janë më të dobëta.

Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat.

Sipas të dhënave të INSTAT, punësimi në tremujorin e katërt shënoi një rritje vjetore prej 1.8%, ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e papunësisë gjatë vitit 2024 zbriti në 8.5%, kundrejt nivelit 9.5% të shënuar gjatë vitit 2023.

Sejko theksoi edhe njëherë se rritja e punësimit dhe e pagave ndihmon zgjerimin e të ardhurave familjare, por ajo tenton gjithashtu të transmetohet në rritje të kostove të punës dhe të çmimeve të konsumit.

Sipas tij, rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit.

Këto të fundit janë diktuar si nga niveli relativisht i ulët i normës bazë të interesit dhe i normave të interesit të kredisë, ashtu edhe nga qasja pozitive e sektorit bankar ndaj kreditimit.

Guvernatori tha se tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit.

Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli. Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.06% në muajin shkurt, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade.

Sejko tha se stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB. Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës