6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në fund të muajit prill, vlera totale e portofolit për ndërmarrjet publike ishte 19.2 miliardë lekë, në rënie me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin energjetik përbën më shumë se 86% të portofolit total të huasë së ndërmarrjeve publike. Afërsisht 9% e portofolit është kredi për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, kryesisht ndërmarrja lokale e Tiranës.
TIRANË- Huamarrja e ndërmarrjeve shtetërore këtë vit është në nivelet më të ulëta të tetë viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për katër muajt e parë të këtij viti, sektori bankar ka dhënë kredi të reja për kompanitë publike në vlerën e 129 milionë lekëve, shifër kjo në rënie me 98% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në fund të muajit prill, vlera totale e portofolit për ndërmarrjet publike ishte 19.2 miliardë lekë, në rënie me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin energjetik përbën më shumë se 86% të portofolit total të huasë së ndërmarrjeve publike. Afërsisht 9% e portofolit është kredi për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, kryesisht ndërmarrja lokale e Tiranës.
Veç kredive nga institucione të huaja financiare, UKT ka edhe kredi të marra nga Banka Kombëtare Tregtare, me objekt blerjen nga UKT e HEC-it të Lanabregasit, në vitin 2012 dhe shfrytëzimin e burimit të Shën-Mërisë, në vitin 2015.
Pjesa e sektorëve të tjerë në huanë e ndërmarrjeve publike është mjaft modeste. Huamarrja e ndërmarrjeve shtetërore pranë bankave tregtare është dominuar historikisht nga kreditë e kompanive të sektorit energjetik, kryesisht Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Në përgjithësi, këto kredi kanë pasur si qëllim kryesor blerjen e energjisë elektrike nga importi. Këto kredi janë të siguruara me garanci sovrane nga qeveria shqiptare.
Për shkak të kushteve më të favorshme hidrike, por edhe rënies së ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet e huaja, nevojat për kredi me qëllim financimin e importeve të energjisë këtë vit duket se ka qenë mjaft e ulët.
Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Financave, në regjistrin e borxhit publik, në fund të tremujorit të parë të këtij viti vlera e kredive të garantuara për kompanitë e sektorit energjetik ishte 11.65 miliardë lekë. Shuma e kredive të garantuara ka pësuar rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo shumë përbëhet gjithsej nga tetë kredi, të marrë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, te Raiffeisen Bank, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Banka Amerikane e Investimeve.
Kreditë në fjalë maturohen mes viteve 2024 dhe 2031. Megjithatë, duke qenë se shumica dërrmuese e këtyre kredive (shtatë nga tetë gjithsej) janë overdrafte, në përgjithësi ato rinovohen çdo vit.
Marrë nga Monitor
Impianti TIRANË- Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pjesë e Korporatës Elektroenergjeti...
FMN TIRANË- Fondi Monetar Ndërkomëbëtar (FMN) vlerëson se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipëri...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë v...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rri...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijo...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i ...
Foto ilustruese TIRANA- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas pë...
Foto ilustruese TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kërkuar që projektet teknike apo masterplanet për fusha të ndryshme që...