LIVE UPDATES
Ekonomi

Treguesi i besimit në ekonomi pësoi rënie për muajin maj

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, niveli aktual i tij qëndron në nivele të larta, pranë nivelit më të lartë historik dhe rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë.

3 Qershor 2024, 15:15 Nga M.B
Treguesi i besimit në ekonomi pësoi rënie për muajin maj
Foto ilustruese

TIRANA- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas përmirësimit të dy muajve të mëparshëm. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, niveli aktual i tij qëndron në nivele të larta, pranë nivelit më të lartë historik dhe rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rënia e treguesit të besimit në maj u ndikua nga nivele më të ulëta besimi në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të konsumatorëve. Nga ana tjetër, besimi u rrit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë.

Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rënie të lehtë me 0.6 pikë përqindje në muajin maj, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të kaluar. Niveli i tij qëndron aktualisht 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e treguesit këtë muaj u ndikua kryesisht nga vlerësimet më të ulëta për prodhimin industrial aktual. Vlerësimet e bizneseve për nivelin e porosive në përgjithësi regjistruan rënie të lehtë. Nga ana tjetër, bizneset presin që prodhimi industrial në të ardhmen të shënojë rritje. Pritjet për çmimet në të ardhmen u ulën në krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim  vijoi një prirje të lehtë rënëse për të tretin muaj rresht, por niveli i tij qëndron 20 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Rënia me 0.6 pikë në muajin maj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, porositë aktuale janë vlerësuar me rritje. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje të lehtë këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje për të tretin muaj radhazi, duke u ngjitur me 2.1 pikë përqindje në maj. Niveli i tij aktualisht qëndron 24 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e treguesit kontribuuan vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin maj, duke vijuar prirjen rritëse që nga muaji mars i këtij viti. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen mujore ndikuan kryesisht pritjet më optimiste për punësimin në të ardhmen. Vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit qëndruan në nivel të njëjtë me muajin e kaluar. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 4.9 pikë përqindje në muajin maj, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të fundit. Treguesi qëndron shumë pranë nivelit të mesatares historike këtë muaj. Konsumatorët vlerësuan më dobët situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë rritur në muajin maj./ Monitor

ekonomia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet