4 Qershor 2024, 14:47
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i katër muajve, në seancën e mëparshme, pasi investitorët shqetësohen për rritjen e ofertës më vonë gjatë vitit, mes shenjave të dobësimit të kërkesës së SHBA.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar Brent, ranë 1,14 cent, ose 1,5%, në 77,22 dollarë për fuçi. Brent, një ditë më parë, u mbyll nën 80 dollarë, për herë të parë, që nga 7 shkurti, pasi ra me më shumë se 3%.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (West Texas Intermediate, WTI), u rritën 1.23 cent, ose 1.7%, në 72.99 dollarë për fuçi. WTI, një ditë më parë, ra me 3.6%, duke u vendosur pranë nivelit më të ulët në katër muaj.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, e udhëhequr nga Rusia, të njohur si OPEC +, ranë dakord të dielën, të zgjasin pjesën më të madhe të shkurtimeve të prodhimit të naftës, deri në vitin 2025, por lanë hapësirë që shkurtimet vullnetare, nga tetë anëtarë, të zhbëheshin gradualisht duke filluar nga tetori.
“Reagimi i tregut, është dëshpërues për këdo, që prodhon naftë, dhe sjell gëzim të lartë, për konsumatorët,” tha Tamas Varga, nga kompania ndërmjetëse e naftës PVM.
Rritja e ofertës nga OPEC+, mund të hidhet në një treg, ku kërkesa ka treguar tashmë shenja dobësie. Aktiviteti i prodhimit në SHBA, u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në maj, ndërsa shpenzimet e ndërtimit në prill, ranë papritur për një muaj të dytë, si pasojë e rënies së aktivitetit jorezidencial – që të dyja, mund të përkthehen në kërkesë më të dobët për naftë dhe karburant.
Shenjat e dobësimit të kërkesës, kanë ndikuar në çmimet e naftës në muajt e fundit, me të dhënat për konsumin e karburantit në SHBA në fokus. Çmimi mesatar i benzinës, në Shtetet e Bashkuara, ra me 5.8 cent për gallon, në 3.50 dollarë për gallon të hënën, sipas të dhënave të GasBuddy./ Reuters
Marrë nga Monitor
nafta cmim
Ekonomi
3 Qershor 2024, 15:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas pë...
Ekonomi
3 Qershor 2024, 14:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kërkuar që projektet teknike apo masterplanet për fusha të ndryshme që...
Ekonomi
3 Qershor 2024, 13:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dh&eu...
Ekonomi
2 Qershor 2024, 07:50
I.A
TIRANË- Bota po zgjohet sa i përket nevojës për të menaxhuar më mirë çështjet që lidhen me qëndrueshm...
Ekonomi
2 Qershor 2024, 07:44
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ngarkesa tatimore e një profesionisti të lirë në Shqipëri është më e lartë krahas...
Ekonomi
2 Qershor 2024, 07:41
I.A
TIRANË- Nga avokatët, psikologët e gjykatave, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, inxhinierët e IT-së pohojn...
Ekonomi
2 Qershor 2024, 07:38
I.A
“Mos shko në Shqipëri, nuk është vend i sigurt”. Kjo ishte këshilla që i dhanë vite më parë miqtë...
Ekonomi
31 Maj 2024, 14:01
M.B
Grafiku
TIRANA- Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe nu...
Ekonomi
31 Maj 2024, 11:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është konkluduar që për një kategori t&...
Ekonomi
31 Maj 2024, 07:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, admin...