6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit në FMN, Julie Kozack, në një konferencë për mediat iu përgjigj interesimit të “Monitor”, lidhur me çështjen ligjore të hapur nga Prokuroria ndaj disa institucioneve financiare jobanka, shoqërive përmbarimore dhe përmbarues gjyqësorë private për abuzimet në procesin e mbledhjes së detyrimeve të pashlyera.
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkomëbëtar (FMN) vlerëson se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit.
Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit në FMN, Julie Kozack, në një konferencë për mediat iu përgjigj interesimit të “Monitor”, lidhur me çështjen ligjore të hapur nga Prokuroria ndaj disa institucioneve financiare jobanka, shoqërive përmbarimore dhe përmbarues gjyqësorë private për abuzimet në procesin e mbledhjes së detyrimeve të pashlyera.
Zonja Kozack tha se FMN nuk mund të komentojë një çështje që ndodhet në proces hetimi. Megjithatë, ajo theksoi se FMN ka mbështetur në vitin 2015 planin e autoriteteve shqiptare, për uljen e raportit të kredive me probleme. Si pjesë e këtij plani, Banka e Shqipërisë mori mandat ligjor për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive me probleme. Ajo gjithashtu theksoi se, pavarësisht zhvillimeve të kësja çështjeje, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është e domosdoshme, në mënyrë që ky institucion të përmbushë misionin ligjor për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.
“Shumë prej jush e dinë që ne nuk mund të komentojmë një hetim ligjor që është në zhvillim e sipër. Megjithatë, duam vetëm të sqarojmë një element specifik. Është një çështje e njohur publikisht që analizat në kuadër të programit të mbështetur nga FMN në vitet 2015 dhe 2016 identifikuan nivele të larta të kredive me probleme, si një element cenueshmërie për sektorin bankar. Në këtë kontekst, FMN miratoi planin e veprimit të autoriteteve shqiptare të vitit 2015 për të reduktuar kreditë me probleme. Ky plan, mes të tjerash, i dha Bankës së Shqipërisë mandatin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të menaxhimit të kredive me probleme, duke pasur parasysh ndërlidhjen e tyre me sistemin bankar. Gjithashtu, duam të shtojmë se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar,” tha znj.Kozack.
Gjatë muajit maj, Prokuroria e Tiranës njoftoi zyrtarisht hapjen e procedimit për veprën penale
‘Skema mashtruese dhe piramidale’, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH. Gjithashtu, ndaj aksionerëve e drejtuesve të këtyre kompanive dhe disa përmbaruesve gjyqësorë privatë janë ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe vjedhje.
Në vijim të hapjes së procedimit penal, Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës së institucioneve financiare jobanka MicroCredit Albania dhe Final.
Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë shprehet se problematikat e evidentuara kanë ndodhur në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe në kryerjen e veprimeve përmbarimore në mbështetje të urdhërit të ekzekutimit.
“Kuadri ligjor nuk i jep Bankës së Shqipërisë kompetencën të urdhërojë ndalimin/pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve. Kjo është një kompetencë që ligji ia njeh vetëm gjykatës. Për rrjedhojë, veprimtaria e shërbimit përmbarimor nuk është objekt kontrolli nga Banka e Shqipërisë, e cila nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Në këtë pikë theksojmë se, autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer. Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo rregullohet prej saj. Po ashtu, Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdheniet që MCA ka me nënkontraktorët e saj, siç është rasti i shërbimit përmbarimor,” thuhet në një prononcim të Bankës së Shqipërisë për “Monitor”.
Banka e Shqipërisë nënvizon se ka rekomanduar dhe vazhdon të sugjerojë disa aksione të cilat do të sillnin një përmirësim të qenësishëm të gjithë ketij procesi, por që kërkojnë përfshirjen edhe të palëve të tjera.
“Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë; hartimin, në bashkëpunim me Bankën Boterore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka; përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit; shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionare, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me dy nivele; regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofoleve, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e intereresit,” shprehet Banka e Shqipërisë./MONITOR
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë v...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rri...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijo...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i ...
Foto ilustruese TIRANA- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas pë...
Foto ilustruese TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kërkuar që projektet teknike apo masterplanet për fusha të ndryshme që...
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dh&eu...
TIRANË- Bota po zgjohet sa i përket nevojës për të menaxhuar më mirë çështjet që lidhen me qëndrueshm...