LIVE UPDATES
Ekonomi

Fryhen depozitat e biznesit, fitime nga rritja e çmimeve apo…

Rritja e depozitave të biznesit është një tendencë e dukshme e viteve të fundit, që ka marrë hov të shpejtë veçanërisht pas pandemisë. Krahasuar me vitin 2020, depozitat bankare të biznesit janë rritur me pothuajse 85%. Rritja është edhe më e lartë, po të llogaritim efektin e kursit të këmbimit mbi depozitat në valutë. Krahasuar me fillimin e vitit 2020, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 15%.

19 Maj 2024, 07:21 Nga N.F
Fryhen depozitat e biznesit, fitime nga rritja e çmimeve apo…
Foto ilustruese

TIRANË- Depozitat bankare të biznesit u rritën me ritme të shpejta edhe në vitin 2023. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, depozitat e biznesit në banka arritën vlerën rekord të 360 miliardë lekëve, në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e depozitave të biznesit është një tendencë e dukshme e viteve të fundit, që ka marrë hov të shpejtë veçanërisht pas pandemisë. Krahasuar me vitin 2020, depozitat bankare të biznesit janë rritur me pothuajse 85%. Rritja është edhe më e lartë, po të llogaritim efektin e kursit të këmbimit mbi depozitat në valutë. Krahasuar me fillimin e vitit 2020, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 15%.

Ajo që bie qartë në sy në periudhën pas pandemisë është se depozitat bankare të bizneseve po rriten me ritme dukshëm më të larta krahasuar me depozitat e individëve. Diferenca më e thellë e kësaj periudhe u vërejt në vitin 2021, kur depozitat e biznesit ishin rritur me 27%, ndërsa ato të individëve me 8.1%.

Kjo diferencë u ngushtua në vitin 2022, kur gjithsesi depozitat e bizneseve u rritën me 8.9%, ndërsa ato të individëve, me 5.2%. Diferenca u thellua përsëri vitin e kaluar, kur depozitat e individëve u rritën me vetëm 3.2%, ndërsa ato të biznesit, me 15.5%. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të peshës specifike të depozitave të biznesit kundrejt totalit të depozitave.

Në fund të vitit 2023, depozitat e biznesit përbënin 22.4% të totalit të depozitave, nga 16.2% që kishte qenë pesha e tyre në fillim të vitit 2020. Rritja e fortë e depozitave të biznesit në vitet e fundit lidhet me disa faktorë, por ajo dëshmon kryesisht faktin se sipërmarrjet shqiptare kanë arritur përfitime të konsiderueshme nga cikli i rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, por edhe nga rritja e fortë e çmimeve pas vitit 2022.

Përfitimet nga cikli pozitiv i ekonomisë dhe rritja e çmimeve

Ekonomia shqiptare shfaqi përsëri ecuri relativisht pozitive vitin e kaluar. Vlerësimet e para të INSTAT e vendosin rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivelin e 3.4%. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me rritjen prej pothuajse 4.9% të vitit 2022, por ngelet një ritëm rritjeje i lartë në raport me mesataren e Bashkimit Europian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, shumë analistë mendojnë se shifrat zyrtare nuk japin përmasën e vërtetë të rritjes ekonomike, për shkak të informalitetit shumë të lartë në shërbimet e lidhura me turizmin. Edhe treguesit e disponueshëm deri tani për ecurinë e biznesit dëshmojnë ecuri pozitive. Indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë për vitin e kaluar u rrit mesatarisht me 5.2% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e treguesve kryesorë të bilanceve të bizneseve publikohen me vonesë në kohë dhe nuk janë ende të disponueshme për vitin 2023. Megjithatë, shifrat tregojnë një tendencë të qartë në rritje të xhiros dhe fitimit në periudhën pas pandemisë.

Sipas INSTAT, në 2022, totali i shitjeve arriti në 3.36 trilionë lekë, në rritje me 26.7% krahasuar me vitin 2021. Fitimi neto i bizneseve preku vlerën e 316 miliardë lekëve, në rritje me 20% krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë që fitimi shënoi rritje të lartë për të dytin vit radhazi, norma e fitimit pësoi rënie të lehtë në 9.5%, nga 9.9% që kishte qenë për vitin 2021.

Rritja e shitjeve dhe e fitimeve në vitet pas pandemisë është një faktor që shpjegon në masë të madhe rritjen paralele të depozitave bankare të bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca rritëse e depozitave të bizneseve pasqyron veprimin e shumë faktorëve.

Ndër faktorët ciklikë, sipas Bankës së Shqipërisë, përfshihen përmirësimi i likuiditetit dhe i gjendjes financiare të bizneseve, në përgjigje të rikuperimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, menaxhimi më aktiv i likuiditetit nga ana e bizneseve për mbajtjen e kostove nën kontroll, në kushtet e rritjes së çmimeve të inputeve dhe të pasigurisë dhe vijimi i mbështetjes me kredi nga sektori bankar.

Në një këndvështrim afatgjatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e depozitave të bizneseve reflekton formalizimin dhe dixhitalizimin e ekonomisë, si dhe qasjen më të madhe të bizneseve pranë bankave.

Kjo rritje është mbështetur edhe nga përmirësimet në infrastrukturën financiare, si në drejtim të shtrirjes gjeografike, ashtu dhe shumëllojshmërisë së produkteve bankare. Një indikator domethënës, që në një shkallë të caktuar shpjegon tendencën rritëse të depozitave, është rritja e pagesave me kartë dhe atyre me internet banking në sektorin bankar. Këto janë transaksione që kalojnë direkt nga llogaria e blerësit në llogaritë e biznesit dhe nënkuptojnë rritje të përdorimit të kanaleve bankare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2023, volumi total i transaksioneve arriti në 2 trilionë lekë, në rritje me 28.1% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 26.6% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Në një analizë të fundit, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e depozitave të biznesit pasqyron një gjendje financiare relativisht të mirë të bizneseve. Struktura kohore e depozitave të bizneseve dominohet nga llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat, duke reflektuar preferencën e bizneseve për t’i mbajtur fondet në instrumente likuide pranë bankave.

Rritja e shpejtë të depozitave dhe sidomos e atyre në valutë gjatë viteve të fundit vlerësohet se është ndikuar nga bumi i sektorit të turizmit. Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4.2 miliardë euro në Shqipëri në vitin 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.

Sektori i turizmit ka dhënë ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe në të ardhurat e zinxhirit të biznesit të lidhur me të, sidomos në sektorët e hotelerisë, restoranteve dhe tregtisë. Në fakt, kontributin kryesor në rritjen e depozitave të biznesit e kanë dhënë depozitat në valutë të huaj, ndërsa në monedhën vendase, rritja ka pasur përmasa mjaft modeste.

Një faktor tjetër, që mund të ketë ndikuar në një masë të konsiderueshme, është edhe rritja investimeve të huaja në prona. Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të dytin vit radhazi në 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 325 milionë eurove, në rritje me 12% më shumë krahasuar me vitin 2022. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 22% të vlerës totale të Investimeve të Huaja Direkte vitin e kaluar. Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, në vitet pas pandemisë, po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se një e katërta e blerjeve në tregun e banesave gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023 erdhi nga jorezidentët. Një faktor tjetër me ndikim të konsiderueshëm mund të jetë edhe rritja e kreditimit nga sektori bankar. Kredia e re për bizneset vitin e kaluar arriti 217 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me vitin 2022. Bankat kanë rritur mbështetjen për bizneset me linja financimi, duke lënë në dispozicion likuiditete shtesë në llogaritë e tyre.

SPAK: Rritja e depozitave, edhe nga pastrimi i parave?

Në raportin vjetor për vitin 2023, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shprehet se pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura te grupet kriminale shqiptare.

Sipas konkluzioneve të SPAK, ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe për të transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta.

Investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, pajisje kompjuterike etj.) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë).

SPAK evidenton se vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare, ose personave fizikë, të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave është përdorimi i institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafies italiane.

Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë, kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare, për t’i kaluar ato më pas në vende të tjera.

“Rasti më tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të ‘Cosa Nostra’ në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër.

Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Më pas, këto para do t’i kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong te një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh.

Për këtë shërbim shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milionë euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin”, – thuhet në raportin e SPAK.

Efekt edhe nga paratë e korrupsionit?

Përveç pastrimit të parave në përgjithësi, SPAK thekson në raportin vjetor se po vihet re, sofistikimi i korrupsionit, kryesisht kur kemi të bëjmë me projekte të rëndësishme publike, të kontraktuara sipas modelit koncesionar/Partneritet Publik-Privat.

Sipas SPAK, veprimet e institucioneve karakterizohen nga shkelje të rënda ligjore të detyrimeve, që organet shtetërore kanë për veprimet përgatitore për dhënien e koncesionit, ku përfshihen mospërgatitja në përputhje me ligjin e studimit të plotë të fizibilitetit të koncesionit, mospërllogaritja e vlerës së kontratës së koncesionit, mospërgatitja e dokumenteve të tenderit, lidhur me zhvillimin e procedurës, moskryerja e veprimeve plotësuese të kërkuara nga ministritë e tjera sipas ligjit, moszbatimi i llojit të duhur të procedurës sipas ligjit, etj.

Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publikë, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/koncesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues.

Këto ndërhyrje vijojnë edhe në hapat kyçë të procedurave të tenderit, si dhe në ndikimin tek institucionet e tjera zyrtare, në kapërcim të kompetencave që i jep ligji, duke e kthyer garën për fitimin e tenderit në një konkurrim fiktiv.

Nga ana tjetër, shihet se shoqëritë koncesionare janë ato të cilat në “hije” dirigjojnë të gjithë procesin duke përgatitur, jo vetëm dokumentet që ju takojnë atyre sipas ligjit, por dhe ato të cilat duhet të përgatiten nga institucionet zyrtare.

Skema fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, kryhet duke përdorur shoqëritë tregtare, të cilat kontrollohen në mënyrë të tërthortë nga funksionarë të lartë shtetërorë, për të mbuluar natyrën e vërtetë të skemës korruptive të përftimeve të këtyre fondeve publike në mënyrë të paligjshme.

Sipas SPAK, skema e pastrimit të parave është mjaft komplekse, pasi, në rastin e shkeljes së barazisë së tenderëve publikë, ka si qëllim, jo vetëm të krijojë një skemë fiktive midis

funksionarëve të lartë publikë për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, ajo shërben edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale.

Funksionari publik fillimisht bie dakord me personat juridikë të ndryshëm, të cilët do të përfshihen në skemë për të realizuar anën formale dhe për të përfituar fondet publike në kundërshtim me ligjin.

Më pas, këto fonde kalojnë në formë pagesash te shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje me funksionarin e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Këto fonde, nga llogaritë e kompanive, transferohen më pas në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u investuar në pasuri të tundshme, ose të patundshme. Tendenca është që, paraqitja e skemës së pastrimit të parave të organizohet e atillë që, shumësia e veprimeve ligjore dhe transaksioneve financiare që kryejnë personat juridikë përfitues të këtyre fondeve, të duken si veprime të ligjshme.

Këto veprime financiare copëzohen në dhjetëra transaksione në formë kryerjesh pagesash te kompanitë, të cilat nënkontraktohen për të kryer punime të ndryshme, sipas specialitetit të tyre. Në fakt, në disa raste, kompanitë e nënkontraktuara janë pjesë e së njëjtës skemë dhe kontrollohen nga të njëjtët individë, që kanë organizuar këtë skemë korruptive. Kompanitë nënkontraktuese themelohen dhe drejtohen nga persona, që janë të afërm ose persona të besuar të atyre që i drejtojnë këto skema korruptive.

Pasi fondet kalojnë në kompanitë nënkontraktore, ato transferohen jashtë vendit, ose investohen në pasuri të tjera nën emra fiktivë, por, të cilat shfrytëzohen nga zyrtarët e korruptuar, ose të afërm të tyre.

Marrë nga Monitor

depozitat e biznesit fitime rritje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë