LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN rrit parashikimin për Shqipërisë, por ekonomia mbetet ndër më të ngadaltat në rajon

FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill.

22 Tetor 2024, 15:41 Nga M.B
FMN rrit parashikimin për Shqipërisë, por ekonomia mbetet
Foto ilustruese

TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit, të sapopublikuar, ka rritur parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare për këtë vit. FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill.

Rishikimi erdhi pasi INSTAT raportoi se rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, teksa rishikoi metodologjinë e përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ndërtimi dhe turizmi ishin dy sektorët që dhanë ndikimin kryesore në këtë tendencë në 6 muajt e parë të vitit. Për vitin 2025, pritshmëria e FMN-së mbetet e pandryshuar në 3.4%.

Ndonëse perspektiva ekonomike e Shqipërisë për vitin 2024 është rritur në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, sërish vendi është ndër më të ngadaltit në rajon. Rritjen më të lartë pritet ta ketë Serbia, me 3.9%, e ndjekur nga Kosova me 3.8% dhe Mali i Zi me 3.7%. Shqipëria lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me përkatësisht 2.5 dhe 2%. Për vitin 2025, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të ulët në rajon (3.4%), duke lënë pas vetëm Bosnjën, me 3%. Rekordin pritet ta mbajë sërish ekonomia serbe, që pritet të përshpejtohet në 4.1%.

Ekonomia globale mbetet rezistente

FMN vlerëson në raport se beteja globale kundër inflacionit është fituar në pjesën më të madhe, edhe pse presionet mbi çmimet vazhdojnë në disa vende. Pasi arriti kulmin në 9.4 për qind me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2022, normat totale të inflacionit tani parashikohen të arrijnë në 3.5 për qind deri në fund të 2025, duke qenë poshtë nivelit mesatar prej 3.6 për qind, që rezultoi midis 2000 dhe 2019.

Për më tepër, pavarësisht nga një nivel i lartë dhe i sinkronizuar i shtrëngimit të politikës monetare në mbarë botën, ekonomia globale ka mbetur jashtëzakonisht elastike gjatë gjithë procesit disinflacionist, duke shmangur një recesion global. Rritja globale parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 3.2 përqind në 2024 dhe 2025, edhe pse disa vende, veçanërisht vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta, kanë parë rishikime të konsiderueshme të ngadalësimit të rritjes, shpesh si rezultat i shtimit të konflikteve.

Rritje e ngadaltë në eurozonë

Në zonën e euros, rritja duket se ka arritur pikën e saj më të ulët në 2023. Ekonomia e eurozonës pritet të rritet në një masë modeste prej 0.8 për qind në vitin 2024 si rezultat i performancës më të mirë të eksporteve, sidomos të mallrave. Në vitin 2025, rritja parashikohet të përshpejtohet në 1.2 për qind, e ndihmuar nga kërkesa e brendshme më e fortë.

Rritja e pagave reale pritet të nxisë konsumin dhe një lehtësim gradual i politikës monetare pritet të mbështesë investimet. Dobësia e vazhdueshme në prodhim rëndon rritjen për vende si Gjermania dhe Italia. Megjithatë, ndërsa kërkesa e brendshme e Italisë pritet të përfitojë nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës i financuar nga Bashkimi Europian, Gjermania po përjeton probleme nga konsolidimi fiskal dhe një rënie e mprehtë e çmimeve të pasurive të paluajtshme./ Monitor

fmn

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj