Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.
TIRANË- Partneritetet Publiko-Private (PPP) po bëhen gjithnjë e më shumë një mjet i rëndësishëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor për të zvogëluar boshllëqet e tyre në infrastrukturë, por mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal, evidenton një studim i fundit “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.
“Legjislacionet e PPP-ve në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi në mënyrë eksplicite kërkojnë miratimin e Ministrit të Financave për projektet PPP si përpara fillimit të prokurimit, ashtu edhe para nënshkrimit të kontratës. Në Shqipëri, megjithatë, vendimet e PPP mbeten shumë të politizuara në praktikë”, thuhet në studim.
Praktikat kanë treguar se ekonomia ka përfitime kur projektet PPP janë të ideuara dhe të zbatuara mirë, por ato mbartin gjithashtu një potencial për rreziqe të mëdha fiskale dhe rritje të kostove nëse nuk menaxhohen mirë.
Programet e PPP-ve quhen të suksesshëm kur legjislacioni mbulon dhe zbatohet në të gjitha fazat e kontratës që nga ideja deri tek përfundimi i saj, mirëpo vendet e Ballkanit Perëndimor ndeshën me boshllëqe të mëdha në menaxhimin e tyre.
Njësitë publike të PPP-ve të krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshojnë në rolet që luajnë. Në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, njësitë PPP ndihmojnë autoritetet në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve PPP përmes mbështetjes teknike.
Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Në Maqedoninë e veriut njësitë PPP duket se kanë role këshilluese.
Në Malin e Zi, një agjenci është ngarkuar të mbështesë promovimin e PPP-ve (Agjencia e Investimeve Malazeze) me një rol në përgatitjen e projekteve, por jo në prokurim.
Në Turqi nuk ka një njësi qendrore për PPP-të, por Departamenti i Buxhetit ofron mbështetje teknike (analizë dhe vlerësim të projekteve) në kuadër të programit të përgjithshëm të investimeve publike i cili përfshin PPP-të.
Njësitë e PPP-ve në Kosovë dhe Serbi i kryejnë të dyja funksionet, promovimin dhe menaxhimin fiskal.
FMN vë në dukje se në disa vende, kuadri ligjor i PPP -ve mbetet i fragmentuar, teksa shumica e vendeve duhet të krijojnë procese të integruara të planifikimit të investimeve publike për identifikimin e projekteve prioritare.
Kuadri qeverisës për PPP-të duhet të udhëhiqet nga Ministri i Financave, me një rol kyç dhe aktiv për miratimin e projekteve PPP, duke vlerësuar kostot dhe rreziqet fiskale të tyre këshillon FMN-ja.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pranuar se viti i shkuar ka shënuar sërish rritje të detyrimeve t&e...
Pas gati 1 viti qeveria vendosi të rrisë sërish pagën minimale nga 34,000 lekë në 40,000 lekë. Paga minimale u rrit edhe n&...
Foto ilustruese Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Europën duke u renditur n&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu financiar shqiptar, në dekadën e fundit, ka shfaqur një lloj dinamizmi në strukturën e tij, p&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk tërhiqet nga vendosja e tatimit progresiv në fashën e 15 deri n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Mbështetja e naftës për bujqësinë e zbatuar në dy vitet e fundit do të vazhdojë edhe p...
Foto Ilustruese TIRANË- Numri i llogarive bankare u rrit për të dytin vit radhazi në 2022. Të dhënat e Bankës së Sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Indekset e klimës së biznesit treguan se më 2021, mungesa e punonjësve është kthyer në shqe...
Foto Ilustruese TIRANË- Që nga viti 2017, kur raportohet e dhëna e parë, nga Shqipëria drejt vendeve offshore dhe anasjelltas jan&...
Foto ilustruese SHBA- Paraja me të vërtetë e blen lumturinë! Por një studim i fundit zbulon se marrëdhënia midis paras&e...