LIVE UPDATES
Ekonomi

Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të investimit ranë për të dytin vit radhazi në 2023

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi neto i shoqërive administruese të fondeve investimit vitin e kaluar zbriti në 48.5 milionë lekë, në rënie me 40% krahasuar me një vit më parë.

14 Mars 2024, 22:49 Nga M.B
Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të investimit
Foto ilustruese

TIRANA- Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të investimit pësuan rënie për të dytin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi neto i shoqërive administruese të fondeve investimit vitin e kaluar zbriti në 48.5 milionë lekë, në rënie me 40% krahasuar me një vit më parë. Rënia e fitimeve erdhi sidomos për shkak të uljes së të ardhurave nga administrimi i fondeve. Të ardhurat e administrimit të fondeve përbëjnë edhe zërin kryesor të të ardhurave për shoqëritë administruese dhe për vitin 2023 ato pësuan rënie me 28% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat nga administrimi i fondeve kanë ardhur në rënie, pavarësisht se vlera e aseteve neto të fondeve të investimit vitin e kaluar iu kthye rritjes, me 9.6% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2022. Në këto kushte, mund të hipotizohet se rënia e të ardhurave ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së tarifave të administrimit nga shoqëri të veçanta administruese. Efektin kryesor në rënien e fitimit të tregut për vitin e kaluar e dha shoqëria më e madhe administruese, Raiffeisen Invest. Për vitin 2023 ajo arriti një fitim neto prej më pak se 37 milionë lekësh, në rënie me 45% krahasuar me një vit më parë. Rezultati i Raiffeisen Invest ngelet përcaktues në ecurinë e tregut, duke qenë se kjo kompani administron pjesën dërrmuese të aseteve të fondeve të investimit dhe pensionit. Raiffeisen Invest administron fondet e investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest, Raiffeisen Mix dhe fondin e pensioneve Raiffeisen Pension. Ato përbëjnë rreth se 95% të aseteve totale të tregjeve të fondeve të investimit dhe kjo i jep Raiffeisen Invest dominim edhe në strukturën e të ardhurave dhe të fitimeve të tregut.

Fitimin e dytë më të lartë në vlerë për vitin 2023 e arriti Credins Invest, me 13.3 milionë lekë, në rënie të lehtë me 2.4% krahasuar me vitin 2022. Edhe për Credins Invest, rënia e rezultatit financiar u përcaktua kryesisht nga rënia e të ardhurave prej tarifave të administrimit. Credins Invest administron fondin e pensioneve Credins Pension, fondin e investimeve Credins Premium dhe fondet e investimeve alternative Sea Land Investment Fund dhe Green View Alternative Investment Fund. Kompania administruese WVP Fund Management Tirana, ka shënuar vitin e tretë radhazi me rezultat financiar pozitiv, në vlerën e 2.9 milionë lekëve, 14.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. WVP Fund Management Tirana administron dy fondet e investimit, WVP Top Invest dhe WVP Global.

Shoqëria Albsig Invest, e mbylli edhe vitin 2023 me rezultat financiar negativ, në vlerën e pak më shumë se 3 milionë lekëve. Humbjet e Albisg Invest u rritën krahasuar me vitin 2022, për shkak të rritjes së shpenzimeve të shoqërisë administruese, kryesisht të shpenzimeve të personelit. Deri në fund të vitit 2023, Albsig Invest administronte fondin e investimeve Albsig Standard dhe fondet e pensioneve Albsig Pension dhe Albsig Smart Pension, ndërsa fondi i investimeve Albsig Selective Equity ETF-s nuk është ende aktiv, megjithëse është licencuar nga AMF. Kompania më e re, ABI Invest e mbylli vitin 2023 me humbje në vlerën e 1.4 milionë lekëve. Megjithatë, humbjet u përgjysmuan pak krahasuar me vitin 2022. Përmirësimi i rezultatit financiar erdhi kryesisht nga rritja e të ardhurave prej administrimit të fondeve. Kjo shoqëri administron tre fonde investimi, ABI EIA, ABI FLEX EUR dhe ABI FLEX USD./ Monitor

fonde ekonomi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë