LIVE UPDATES
Ekonomi

Suficiti buxhetor i kaloi 400 milionë eurot në fund të korrikut, prej mosrealizimit të shpenzimeve të planifikuara

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, treguesi ka pasur ecuri shumë më të mirë se sa plani i periudhës dhe fakti i vitit të kaluar.

12 Shtator 2023, 15:10 Nga I.A
Suficiti buxhetor i kaloi 400 milionë eurot në fund të korrikut,
Foto Ilustruese

TIRANË- Arka e shtetit po përjeton një situatë të bollshme likuiditeti, teksa në fund të periudhës 7-mujore është akumuluar suficit në masën 45 miliardë lekë, mbi 400 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, treguesi ka pasur ecuri shumë më të mirë se sa plani i periudhës dhe fakti i vitit të kaluar.

Në 7-mujorin e vitit 2022, balanca buxhetore ishte me 15 miliardë lekë suficit, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2023, treguesi është tre herë më i lartë, kurse në raport me planin e periudhës është 32 herë më i lartë. Të dhënat tregojnë se suficiti erdhi si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave buxhetore më shumë se plani i periudhës me 12,4 miliardë lekë ose 3.4% më shumë.

Nga ana tjetër, shpenzimet buxhetore në raport me planin e periudhës ishin në rënie. Gjatë janar – korrik 2023 nuk u shpenzuar gati 31 miliardë lekë më pak se planifikimi, të cilat bashkë me të ardhurat shtesë ndikuan në krijimin e balancës suficitare.

Mirëpo mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore në kohë dhe sipas planifikimit ul efektivitetin e përdorimit të fondeve publike dhe nxit më tej përqendrimin e tyre gjatë muajit dhjetor, siç është bërë traditë tashmë. P.sh., një zë për politika të reja pagash 450 milionë lekësh që ishte planifikuar për t’u përdorur gjatë 7-mujorit nuk është alokuar.

Gjithashtu një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh që ishte planifikuar për të rritur pensionet nuk u alokua, duke ndikuar pozitivisht në krijimin e suficitit. Ndikimin më të madh e kishte mosrealizimi i shpenzimeve kapitale me rreth 14 miliardë lekë nga plani i parashikuar për periudhën 7-mujore. Ky tregues ka kontribuar me një ë të tretën e masës së suficitit të 7-mujorit.

Në tre vitet e fundit, qeveria ka alokuar gati gjysmën e fondit të investimeve publike në muajin dhjetor, por në vitin 2023, Ministria e Financave e zyrtarizoi përdorimin e buxhetit në këtë mënyrë.

Plani i shpërndarjes mujore të buxhetit 2023 tregon se në dhjetor 2023 do të disbursohet 34% e fondit të total të investimeve publike dhe 17% e shpenzimeve totale buxhetore, por me gjasë këto përqindje do të rritet, duke marrë në konsideratë zhvillimet deri në fund të korrikut.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet