LIVE UPDATES
Ekonomi

DRAFTI/ Nga detyrimi i pagesës së kontributeve përjashtohen pensionistët e punësuar, nuk ndalohet pagesa për të tjerët

Në projektligjin e publikuar në konsultimet Publike MFE i hap rrugë lehtësimit nga barra e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pensionistët të cilët vazhdojnë të punojnë edhe në periudhën e pensionit.

4 Prill 2023, 07:09 Nga A.B

DRAFTI/ Nga detyrimi i pagesës së kontributeve përjashtohen

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka propozuar disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore.

Në projektligjin e publikuar në konsultimet Publike MFE i hap rrugë lehtësimit nga barra e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pensionistët të cilët vazhdojnë të punojnë edhe në periudhën e pensionit.

Kjo ishte një kërkesë e vazhdueshme e kësaj kategorie, por përfitues të nismës së përjashtimit të detyrimit do të jenë vetëm pensionistët e vetëpunësuar si të vetëm. Ndërsa ata pensionistë që janë të punësuar apo të vetëpunësuar në sektorin privat do të vijojnë të paguajnë pagesat e sigurimeve shoqërore.

Në relacion Ministria e Financave shpjegon se nuk do të ndalet pagesa për pensionistët e punësuar dhe vetëpunësuarit e tjerë, pasi kjo do të deformohet tregun dhe nxiste abuzimet.

“Duke qenë se i punësuari kontribuon në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kontributet paguhen midis tij dhe punëdhënësit, përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat do të deformonte tregu e punës, dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal.

Punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin pensionistë, ndërkohë që përjashtimi i pensionistëve të vetëpunësuar me statusin e personit fizik në sektorin privat nuk do të përbënte një problem, përveç pakësimit të të ardhurave në degën e sigurimeve shoqërore të barrëlindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute dhe pagesa në këto dy degë të sigurimit nuk u garanton një mbrojtje të shtuar”, theksohet në relacion.

Konkretisht në projektligji propozohet që pas nenit pas nenit 15, “Pagesa e kontributeve”, të shtohet neni 15/1 me këtë përmbajtje: “Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, përfituesit e pensionit të pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”

Në përputhje me nenin 98 të Ligjit Nr. 7703/1993 dhe VKM-së Nr. 551, datë 08.11.1993 “Për lejimin e pagesës së pensionit të pleqërisë për pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat”, në këtë projektligj propozohen shtesa në nenin 57 dhe pas nenit 58 me këtë përmbajtje: “Pagesa nuk ndalohet nëse përfituesi i pensionit të pleqërisë punon në sektorin privat si punësuar apo i vetëpunësuar.”, dhe “Përfituesit e pensionit të pleqërisë, të cilët ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit, janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk i njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi për efekte përfitimi nga ky ligj.”

Pagesë minimale për të punësuarit IT në tekno-parqet

Pas 1 prillit paga maksimale për efekt kontributi rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.

Por për një kategori të caktuar personash me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në një fushë specifike sikurse janë Tekno-Parqet kontributet e sigurimeve shoqërore do të paguhen në nivelin e pagës minimale.

Në nenin 10 të projektligjit për ndryshimin e sigurimeve shoqërore do bëhen shtesat si më poshtë:

“Për personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, të garantohet mbulimi me elementë të sigurimeve shoqërore.

Kjo kategori punonjësish, me miratimin paraprak të punëmarrësit dhe të evidentuar në kontratën e punës, do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.”

Rikthimi i pensioneve të padrejta

Projektligji parashikon gjithashtu edhe zgjidhje të problemit të rikthimit në fondin e sigurimeve shoqërore të shumës së kësteve të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësisht në llogarinë bankare të pensionistit.

Në fund të nenit 87, shtohet një paragraf që përcakton procedurën e rikthimit në fondin e sigurimeve shoqërore të shumave të kredituara në llogarinë e pensionistit, pas vdekjes së tij për shkak të çregjistrimit me vonesë nga regjistri i gjendjes civile. Nëpërmjet një vendimi që organet e sigurimeve shoqërore nxjerrin dhe që përben titull ekzekutiv, i ekzekutueshëm nga banka, shumat e bllokuara i rikthehen fondit të sigurimeve shoqërore.

“Shtesa që propozohet në nenin 87, të Ligjit Nr. 7703/1993, ka për qëllim dhënien e të drejtës organeve e sigurimeve shoqërore të nxjerrin titull ekzekutiv për të bërë të mundur kthimin në llogaritë e sigurimeve shoqërore të kësteve mujore të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësisht në llogarinë bankare të pensionistit.

Bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, ISSH gjeneron dhe xhiron pensionin mujor në llogarinë bankare dhe në degën e bankës që ka zgjedhur vetë pensionisti, për çdo muaj. Kreditimi i pensionit ka limitin deri në gjashtë muaj.

Çdo 6 muaj pensionisti duhet të konfirmoj në bankë rregullshmërinë e pagesës së përfitimeve, në këtë mënyrë edhe qenien e tij në jetë. Nga praktika e përditshme kanë rezultuar raste, sidomos ndër pensionistët që janë rezidentë jashtë shtetit, se kur pensionisti ka ndërruar jetë çregjistrimi i tij në regjistrin e gjendjes civile është bërë me vonesë ndërkohë që pensioni ka vazhduar t’i kreditohet në llogarinë e tij bankare edhe pas ndarjes nga jeta.

Në shumicën e rasteve, këstet e gjeneruara për pagesë, për llogari të pensionistit, nuk janë tërhequr dhe kanë mbetur në llogarinë e tij bankare, janë bllokuar për t’u bërë të pa pagueshme, por nuk mund të kthehen në llogaritë e fondit me kërkesë zyrtare të organeve të Sigurimeve Shoqërore.

Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individuale, për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate.

Për zgjidhjen e kësaj problematike për këto raste, është parashikuar shtesa në nenin 87 të Ligjit Nr. 7703/1993, për nxjerrjen e një vendimi nga ana e organeve të sigurimeve shoqërore që përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga bankat”, citohet në relacion./MONITOR

kontribute

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë