LIVE UPDATES
Ekonomi

Disa masa ku qeveria duhet të ndërhyjë për të shpëtuar blegtorinë nga kriza

Ata shprehen se blegtoria nuk është një punë me sezon, ndryshe nga bizneset e fermave në fushë dhe në serra. Bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim, por prodhimi nuk është i njëjtë.

15 Janar 2023, 15:03 Nga k.m.
Disa masa ku qeveria duhet të ndërhyjë për të
Foto ilustruese

TIRANË- Përpara disa kohësh qeveria refuzonte të pranonte që blegtoria në vend kishte nisur 'rënien e lirë' dhe numri i krerëve ka rënë. Të premten (13 janar) ministrja e bujqësisë, Frida Krica, tha se blegtoria do të jetë sfida e këtij viti pasi rënia tashmë ka prekur edhe vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa ajo shtoi se për 2023-shin do të ketë një program të dedikuar vetëm për blegtorinë të mbështetur nga qeveria zviceriane, ekspertët e fushës propozojnë për Gazetasi.al disa masa të tjera ku duhet ndërhyrë më shpejt. 

Sipas tyre, është imediate të subvencionohen të gjithë ata që kanë aplikuar në skemën kombëtare dhe që janë të rregullt. Ata shprehen se blegtoria nuk është një punë me sezon, ndryshe nga bizneset e fermave në fushë dhe në serra. Bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim, por prodhimi nuk është i njëjtë.

Duke marrë parasysh kostot e larta, të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë, të rrisësh bagëti nuk konsiderohet një zgjidhje e mirë në kushtet kur subvencionet shtetërore mungojnë.

“Mbështetja me subvencione e blegtorisë nëpërmjet skemës kombëtare është shumë e ulët dhe nuk përafrohet me masat mbështetëse që ofron rajoni. Kostot për fermerin po bëhen të papërballueshme, duke i çuar ata drejt shitjes së krerëve dhe drejt mbylljes së aktivitetit”, thotë për Gazetasi.al Eduart Sharka, ish-kreu i Shoqatës së Fermerëve.

“Kosova që është vendi më afër nesh, me gjysmën e buxhetit tonë dhe me një përvojë shtetformuese shumë të re jep 150 euro për një kre lopë, 6 cent për një litër qumësht dhe 150 euro për një HA foragjer. Ndërsa në Shqipëri, jepen vetëm 10 mijë lekë për një fermer”, shton ai.

Ndërsa Ervin Resuli, ekspert bujqësie i cili ka në zotërim edhe një fermë gjedhi, thotë se blegtoria duhet të përfshihet me çdo kusht në skemat e IPARD-it. Deri tani, në Shqipëri nga programet IPARD po mbështeten vetëm fermat e mëdha me më shumë se 300 krerë, por blegtoria shqiptare mbështetet në ferma të vogla, me një numër të kufizuar krerësh. Resuli këshillon se qeveria duhet të sigurojë mbështetje për 5 vite pa kushte dhe pa limit për njësitë e prodhimit blegtorale.

Ai gjithashtu vendos një fokus të madh edhe tek nxitja e baxhove të vogla. 

Disa masa ku qeveria duhet të ndërhyjë për të

“Struktura e blegtorisë me ferma të vogla nuk e mbështet industrinë e përpunimit të qumështit. Produktet me 100% të qumështit nga baxhot artizanale do të kthejnë interesin tek blegtorët për qumështin e tyre. Lëndët e para që hyjnë nga jashtë për industrinë e përpunimit të qumështit, që nga vaji i palmës deri tek pluhuri i hirrës, heqin interesin e fabrikave të qumështit nga qumështi i blegtorëve tanë. Ne nuk mund të bëjmë dot konkurrencë në botë me zëvendësues të qumështit pluhur por me shije dhe aromë shqiptare po. Dhe për ketë duhet mbështetje”, thotë ai.

Gjithashtu ai shton se nëse për fermerët nuk sigurohet një çmim më i lartë për qumështin, sektori do të vazhdojë trendin rënës. Sipas tij qumështi i lopës në fermë nën 100 lekë është mohim për ekzistencën e blegtorisë në Shqipëri. Referuar të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 337 mijë krerë gjedh nga më shumë se 475 mijë krerë në vitin 2017. Më të rrezikuarat për faliment duket se janë fermat e vogla dhe të mesme nga 3 deri në 50 krerë./GazetaSi

blegtoria ne vend

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet