Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritja ka ardhur nga zëri “detyrime të tjera” që ka arritur në rreth 14 miliardë lekë nga 8 miliardë lekë që ishte në fund të vitit. Në këtë zë përfshihen detyrimet e krijuara nga pushteti lokal dhe vendime që burojnë nga gjykatat e vendit dhe ato ndërkombëtare ne dëm të buxhetit të shtetit
Financat e qeverisë janë duke kaluar një periudhë të artë likuiditeti me të ardhura që rriten me ritme dyshifrore dhe shpenzime publike në rënie, por megjithatë detyrimet e prapambetura në vend që të ulen po rriten me një progresion të shpejtë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj operatorëve private që kanë kontrata me qeverinë arritën në fund të qershorit 2023 në 18,8 miliardë lekë (182 milionë euro) me një rritje 50 për qind që nga fundi i vitit dhe 25 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2022.
Rritja ka ardhur nga zëri “detyrime të tjera” që ka arritur në rreth 14 miliardë lekë nga 8 miliardë lekë që ishte në fund të vitit. Në këtë zë përfshihen detyrimet e krijuara nga pushteti lokal dhe vendime që burojnë nga gjykatat e vendit dhe ato ndërkombëtare ne dëm të buxhetit të shtetit.
Sakaq Të ardhurat totale për 7 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 372 miliardë Lekë ose 103 % të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +44 miliard lekë ose +13.6% më shumë.
Nga ana tjetër shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliard LEK me një realizim në masën 91 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 4.6 për qind më i lartë ose rreth 14.2 miliard LEK më shumë
Niveli i suficitit për periudhën 7 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.46 miliard LEK nga rreth 1.38 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 15 miliard LEK.
Në dhjetor të vitit të kaluar, detyrimet u ulën ndjeshëm me 33% në raport me nëntorin, teksa në fund të vitit financat nxitojnë që të bëjnë riaolokime të buxhetit.
Qeveria shqiptare ka përfituar miliona euro hua nga donatorët për të forcuar kapacitetet e monitorimit dhe parandalimit të krijimit të detyrimeve të prapambetura.
Legjislacioni në fuqi i përmirësuar në bashkëpunim me BB dhe FMN në vitin 2016, nuk parashikon apo lejon asnjë rast të krijimit të detyrimeve të prapambetura. Krijimi i detyrimeve të prapambetura automatikisht shoqërohet me thyerje të paktën një ose me shumë neneve të Ligjit Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Ministria e Financave raportoi se vetëm gjatë vitit 2020 janë përdorur 11,2 milionë euro për projekte që duhet të forconin kapacitet kontrollit dhe të raportimit, zbatimit dhe hartimit të buxhetit, më qëllimin final mos-krijimin e detyrimeve të prapambetura, reduktimin e borxhit publik dhe rritjen e transparencës etj. Edhe pse ligji shkelet vazhdimisht nuk ka zyrtarë të dënuar për këto shkelje dhe për me tepër detyrimet e prapambetura janë kthyer në një zë të rregullt në buxhet.
Institucionet e specializuara të auditit ngrenë dyshime se llogaritë e detyrimeve të prapambetura janë më të mëdha se raportimet e qeverisë në tabelat fiskale. Psh në këto detyrime ende nuk janë kontabilizuar nga detyrimet që rrodhën nga gjykata e Strasburgut./MONITOR
Rritja e agregatit monetar M3 ose parasë së gjerë në mesin e këtij viti shënoi ritmin më të ulët në katë...
“Sapo mbërritëm tek hoteli në Ksamil, i prezantuari si menaxher na sqaroi rregullat e hotelit me një ton të ashpër dhe tre...
foto ilustruese KOSOVE- Emigrantët në Kosovë kanë dërguar gati 633 milionë euro në gjashtëmujorin e parë...
Foto ilustruese Ndonëse ka hyrë në fuqi ligji që sanksionon se “Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të nj&e...
Perime Ritmet e rritjes së çmimeve në vendin tonë ishin 5% në muajin korrik 2023 sipas matjeve të inflacionit me metodologj...
Tokat TIRANË- Banka Botërore ka bërë të ditur se do japë një kredi prej 64.6 milionë euro (70.3 milionë d...
Blerjet valutore të Bankës së Shqipërisë pësuan një frenim të fortë në ankandin e javës së kaluar....
Detyrimet për taksën vjetore të ndërtesa do të rriten edhe për pronarët e fabrikave prodhuese, depove magazinave dhe atyre ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura është bërë i paevitueshëm për qeverinë, por kulmi po arrin me mos shlyerjen n&eum...
Njëzetepesë vjeçe, Sara ishte e angazhuar në fushën e marketingut dhe kishte ndërtuar një karrierë të suksesshm...