Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, por nuk u arrit të plotësohej për shkak të vlerës së ulët të kërkesave që u paraqitën.

Blerjet valutore të Bankës së Shqipërisë pësuan një frenim të fortë në ankandin e javës së kaluar.
Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, por nuk u arrit të plotësohej për shkak të vlerës së ulët të kërkesave që u paraqitën.
Në ankand u paraqitën kërkesa totale vetëm në vlerën e 4.5 milionë eurove. Prej tyre, Banka e Shqipërisë pranoi vetëm 2 milionë euro.
Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs midis 106 dhe 106.2 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.08 lekë.
Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë të vogël shtesë prej 0.5 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106.08 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 18 gusht arriti në vetëm 2.5 milionë euro, në rënie të fortë prej shumës prej 18 milionë euro që u ble në ankandin e mëparshëm, më datë 4 gusht.
Dështimi i pjesshëm i ankandit të ditës së premte mund të jetë tregues i një kërkese të lartë të tregut privat për Euro gjatë javës së fundit. Kjo kërkesë solli rritje të ndjeshme të kursit të Euros me pothuajse 2.2 lekë në harkun e një jave. Të premten Euro u këmbye me 106.01 lekë, niveli më i ulët që prej muajit qershor.
Banka e Shqipërisë vendosi në muajin gusht që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë – 220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.
Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë pati blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.
Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.
Megjithatë, zhvillimet afatshkurtra të tregut duket se kanë surprizuar edhe Bankën e Shqipërisë. Ankandi i radhës ka rezultuar me një shumë të blerë prej vetëm 2.5 milionë eurosh, ndërsa kursi i këmbimit të monedhës europiane u rrit ndjeshëm javën e kaluar.
Kjo tregon se në fakt ankandet e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë të kenë një ndikim të dobët në ecurinë e kursit të këmbimit, madje ankandi dytë i gushtit rezultoi praktikisht i panevojshëm në funksion të tërheqjes së tepricës së valutës nga tregu. Rritja e kursit të Euros ka qenë kryesisht rezultat i mekanizmave të tregut të lirë dhe jo i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në të. /MONITOR
Detyrimet për taksën vjetore të ndërtesa do të rriten edhe për pronarët e fabrikave prodhuese, depove magazinave dhe atyre ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura është bërë i paevitueshëm për qeverinë, por kulmi po arrin me mos shlyerjen n&eum...
Njëzetepesë vjeçe, Sara ishte e angazhuar në fushën e marketingut dhe kishte ndërtuar një karrierë të suksesshm...
Në historinë postkomuniste, krahu i lirë i punës ka qenë një nga avantazhet e pakta konkurruese të ekonomisë shqiptare...
Foto ilustruese Altinit i duhet që çdo ditë të kthejë përgjigje negative për dhjetëra email-e të cilët ...
foto ilustruese Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët u rrit përsëri në tremujorin e dytë të k&eu...
foto ilustruese Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar vijoi rënien gjatë vitit 2022 dhe e zbriti në nivelin e 5%, nga 5.65%...
euro TIRANË- Gjysma e parë e vitit 2023 solli përmirësim në disa prej treguesve të strategjisë së deeuroizimit t&e...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun regjistroi një tjetër rritje të fortë ditën e premte dhe u kthye sipër nivelit t&eu...
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit është reflektuar qartësisht edhe në qershor. Të dhënat mujore ...