LIVE UPDATES
Ekonomi

Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave: Rrezikohen 5500 banorë, MBZHR ndërhyrje emergjente

Mbledhja e fundit e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha e ka cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të veçantë teksa ka bërë një parashtrim mbi konstatimin si dhe rrezikun që u kanoset 5500 banorëve nëse nuk merren masa.

21 Qershor 2023, 07:35 Nga I.A
Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave:
Diga

MJEDË- Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është kërkuar ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës e cila ka pësuar dëmtime. Mbledhja e fundit e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha e ka cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të veçantë teksa ka bërë një parashtrim mbi konstatimin si dhe rrezikun që u kanoset 5500 banorëve nëse nuk merren masa.

Vendimi i datës 25 maj 2023 “Për zgjidhjen e problematikave të konstatuara në kompleksin e strukturave hidraulike të HEC- Ashtës dhe Argjinatura e Mjedës” nënvizon se në mbështetje të Ligjt Nr. 8681, date 02.11.2000 “Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtën e Digave dhe Dambave”, VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave”, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në mbledhjen e datës 25.05.2023 mori në shqyrtim problematikat e konstatuara në strukturat hidraulike të HEC Ashtës dhe argjinaturës së Mjedës dhe të dhëna në Raportin vjetor për vitin 2022 të kompanisë ENERGJI ASHTA shpk.

Bazuar tek ky Raport, rezulton se pjesa e poshtme e argjinaturës së Mjedës është e dëmtuar në disa pjesë të saj duke rrezikuar afro 5 500 banorë në zonën urbane të Mjedës që ndodhet poshtë kësaj argjnature.

“Gjithashtu shumë pjesë të betonit në pjesën e poshtme të shkarkuesit të Spatharës janë të dëmtuar. Duke patur parasysh faktin se këto struktura janë objekte ndërtimore nivelngritëse dhe ujëmbledhës formues si dhe prishja e mundshme e tyre përben rrezik për banorët e zonës urbane të Mjedës, i githë ky kompleks duhet të trajtohet si objekt i rëndësisë së veçantë” thuhet në vendim. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pas diskutimeve ka vendosur që lidhur me këtë problematikë të merren masa urgjente.

Kështu në pikën e parë të vendimit Komiteti i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) të marrë masa emergiente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës në bazë të një studimi të gjendjes aktuale, analizë të hollësishme tekniko-ekonomike dhe hartimit të një projekti zbatimi të hartuar nga ekspertë të licencuar për projektimin e digave të mëdha.

Ky projekt duhet të dorëzohet për tu shqyrtuar dhe miratuar në KKDM përpara fillimit të sezonit të reshjeve. Në pikën dy vendimi thotë se kompleksi i strukturave hidraulike të HEC Ashtës duke përfshirë strukturën hidraulike të Spatharës dhe argjinaturën e Mjedës të trajtohen si objekte të rëndësisë së veçantë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të mësipërm.

“Për rrjedhojë shfrytëzuesit e këtyre strukturave duhet ti mirëmbajnë dhe monitorojnë të gjithë elementet e këtij kompleksi dhe të informojnë KKDM të paktën dy herë në vit për gjendjen e strukturave, masat e monitorimit dhe të sigurisë që janë marrë si dhe të hartojnë planet e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile për shkak të prishjes së mundshme të ndonjë prej këtyre elementeve. Këto plane dhe harta të përmbytjeve duhet të dorëzohen pranë KKDM / SKDM brenda fillimit të sezonit të reshjeve” thuhet në vendim.

Marrë nga Monitor.al

komiteti i digave mbzhr

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit