LIVE UPDATES
Ekonomi

Cenohet siguria juridike, prodhuesit e birrës do t’i drejtohen Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka pranuar cenimin e parimit të sigurisë juridike, por si një përjashtim i diktuar nga nevoja e një interesi më të lartë publik.

5 Shkurt 2023, 07:44 Nga A.B

Cenohet siguria juridike, prodhuesit e birrës do t’i drejtohen

Stefan Pinguli, drejtuesi i Shoqatës së Prodhuesve Vendas, pohoi për “Monitor” se së shpejti ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgohen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, prodhuesit nënvizuan se ndryshimi i nivelit të taksimit cenon drejtpërdrejt parimin kushtetues të “sigurisë juridike”.

“Sipas Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt këtë parim (parimin e “sigurisë juridike”), kërkohet, nga njëra anë, që ligji në një shoqëri të ofrojë siguri, qartësi dhe vazhdimësi, në mënyrë që individët t’u drejtohen veprimet e tyre në mënyrë korrekte e në përputhje me të dhe, nga ana tjetër, vetë ligji të mos qëndrojë statik nëse duhet. (Vendimi Nr. 10/2008).

Gjykata Kushtetuese ka pranuar cenimin e parimit të sigurisë juridike, por si një përjashtim i diktuar nga nevoja e një interesi më të lartë publik.

Ajo shprehet se “… nëse paraqitet rasti që një rregullim ligjor ndryshe i një marrëdhënie ndikohet drejtpërdrejt nga një interes publik, me të gjithë elementet e tij thelbësore, ky interes do të ketë natyrshëm përparësi ndaj parimit të sigurisë juridike”. (Vendimi nr. 35/2007)”, argumentonin prodhuesit.

Sa e rrit koston e prodhimit dyfishimi i akcizës

Akciza për prodhuesit, me paketën e re fiskale, u rrit 18 lekë për litër. Nga 1 janari, çmimi i birrës malto arriti 870 euro për ton. Kompania “Alfa”, që prej vitit 2019, prodhon në vend birrën e markës “Elbar”, në muajin dhjetor kur në komisione nisi shqyrtimi i ndryshimeve ligjore llogariti me çmimet e reja se sa shtohej kostoja.

Nga rritja e taksës dhe shtrenjtimi i lëndës së parë, problematika që tashmë po i vuajnë prodhuesit, kostoja vjetore shtohej 3,8 mln euro.

Ndërsa vetëm nga dyfishimi i taksës, kostoja shtesë llogaritej 2,5 mln euro. Këtë shqetësim që përbën rrezik falimentimi, kompania nëpërmjet një letre ia përcolli në atë periudhë, kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, ministres së Sipërmarrjes, Edona Bilali, dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Kompania shprehej se kjo rritje kostosh, në rast se do të miratohet, do të ishte e papërballueshme edhe me rritje të vazhdueshme çmimesh, duke rrezikuar largimin nga puna të 280 punonjësve.

“Dyfishimi i akcizës përkthehet në vlerë 2,500,000 euro (për 200,000 HL që prodhojmë faktikisht) + 795,000 euro (nga ndryshimi i çmimit i blerjes së maltos nga 01/01/2023, nga 605 euro/ton në vitin 2022 në 870 euro/ton në vitin 2023 vjetor x 265 euro/ton. Ndryshimi i çmimit së maltos = 795.000 eur o+ 570.000 euro nga rritja e çmimit të kanaçes 19 euro/1,000 copë nga dt. 01/01/2023.

Pra në total, kostoja vjetore e shtuar është: 3,865,000 euro (në këtë shifër nuk është përllogaritur asnjë lloj tjetër rritje çmimi të lëndëve të para dhe të materialeve paketuese që mund të ndodhin në vazhdim).

Kjo shifër është teorikisht dhe praktikisht e pamundur për t’u realizuar, nga çdo lloj rritje e fryrë e rritjes së çmimit të blerjes së birrës në treg.

Kjo situatë për kompaninë tonë na detyron në mënyrë të padiskutueshme në dëmshpërblimin dhe largimin nga puna, të rreth 280 punonjësve që punojnë në sektorin e birrës.

Turizmi si degë strategjike e ekonomisë, ku janë orientuar dhe investime të mëdha në infrastrukturë, nuk do të kishte më prodhimin vendas, për të cilën të huajt e vizitojnë vendin tonë”../MONITOR

birra

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Shkurt 2023, 07:42 I.A

Sulmi i ri mbi globalizimin

Foto Ilustruesee TIRANË- Ministrat e Tregtisë zakonisht nuk janë dramatikë. Megjithatë, ministri i Koresë së Jugut, Ahn ...

Ekonomi 4 Shkurt 2023, 07:39 I.A

Fundi i të menduarit magjik

Foto Ilustruese TIRANË- Dhjetë vite më parë, David Cameron, kryeministri i Britanisë në atë kohë, mbajti një f...

Ekonomi 4 Shkurt 2023, 07:37 I.A

Sektori i transportit nuk del nga kriza

Foto Ilustruesee TIRANË- Dy vjet pas pandemisë, transporti detar dhe tokësor i pasagjerëve vijon të jetë në krizë, ...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin