LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti faktik, qeveria pagoi 108 milionë euro për koncesionet në 2022

Për të gjitha kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore janë realizuar pagesa faktike. Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit vjetor të ndryshuar, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat konçesionare/PPP, rezultojnë rreth 12.71 miliardë lekë

26 Qershor 2023, 11:45 Nga A.B

Buxheti faktik, qeveria pagoi 108 milionë euro për koncesionet në

Koncesionet apo partneritetet publike private i kanë marrë buxhetit të shtetit në vitin 2022 plot 12.64 miliardë lekë apo rreth 108 milionë euro. Buxheti faktik i vitit 2022, i dorëzuar tashmë në Kuvend nga Ministria e Financave, ka të ecurinë e shkurtuar të këtyre kontratave, por nuk shoqërohet me raportin vjetor të detajuar të performancës së këtyre kontratave(ose të paktën deri në momentin e publikimit të këtij lajmi raporti nuk ishte bërë ende publik).

Sipas Financave në nivel total rezulton se:  Për vitin 2022 janë 11 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Për të gjitha kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore janë realizuar pagesa faktike. Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit vjetor të ndryshuar, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat konçesionare/PPP, rezultojnë rreth 12.71 miliardë lekë. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë ose 99.5% e planit vjetor 2022, të ndryshuar.

E njëjta përmbledhje nënvizon se është respektuar rregulli fiskal që mbështetja buxhetore e dedikuar për këto kontrata të jetë nën kufirin 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike.

“Kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021, përllogaritet në rreth 23.78 miliardë lekë. ü Referuar tabelës së mëposhtme, pagesat vjetore neto të realizuara (faktike) nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë. o Rrjedhimisht, në buxhetin 2022 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e realizuar prej rreth 12.64 miliardë lekë, për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP, për vitin 2022, përbën vetëm 2.66 përqind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021, prej rreth 475.61 miliardë lekë” thuhet në relacionin e buxhetit faktik.

Por cilat janë në fakt kontratat që kanë marrë mbështetje buxhetore gjatë vitit 2022?

Referuar tabelës s publikuar në raportin e buxhetit faktik kontrata e parë është ajo e inceneratorit të Fierit, “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier” me një shumë 376 milionë lekë të arkëtuara në 2022.

Kontrata “Përmirësimi, Ndërtimi, Operimi dhe Mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” ka marrë 2.9 miliardë lekë.

Kontrata “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë” ka përfituar 740 milionë lekë.

Kontrata “Përmirësim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajte e Rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)” ka përfituar 224 milionë lekë.

Kontrata “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë” ka përfituar 1.9 miliardë lekë.

Kontrata “Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë (Check-up)” ka përfituar 876 milionë lekë.

Kontrata “Konçesioni/PPP (Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale)” ka përfituar 1.69 milirdë lekë.

Kontrata “Konçesioni/PPP (Ofrimi i shërbimit të dializës)” 802 milonë lekë.

Kontrata “Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore” 1.6 miliardë lekë.

Kontrata “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1” ka përfituar 395 milionë lekë.

Kontrata “Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” 1 miliardë lekë./MARRE NGA MONITOR

koncesionet

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari