LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill, kontribuuan në 12% të të ardhurave mujore

Ministria e Financave raportoi se shënoi një rekord historik të të ardhurave buxhetore në prill me rreth 67 miliardë, por 12% e kësaj shume ishte kontribut i tepricave të skemës së pensioneve.

24 Maj 2024, 19:22 Nga M.B
Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill,
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezultatit financiar pozitiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, skema publike e pensioneve (ISSH) . Ministria e Financave raportoi se shënoi një rekord historik të të ardhurave buxhetore në prill me rreth 67 miliardë, por 12% e kësaj shume ishte kontribut i tepricave të skemës së pensioneve. Qeveria shqiptare administron dhjetëra ndërmarrje që funksionojnë mirëfillti si biznese, por asnjëra nuk ka mundur të ketë një rezultat të tillë, madje shumë prej tyre subvencionohen nga taksat e qytetarëve.

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “ Rezultati Financiar i ISSH-së.” Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023, paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat. Në krahun e shpenzimeve, skema e pensioneve po ndihmohet nga pensionet e reja, që po dalin më të ulëta se në vitet paraardhëse. Personat që po dalin në pension së fundmi nuk po mundin të plotësojnë kriteret për pagesë të plotë që përfundojnë me përfitime afër pensionit minimal.

Rezultati i ISSH-së u bë shkak për ndryshimin e buxhetit 2024, me akt normativ që në fillim të vitit. Gjithsesi në afat të gjatë skema e pensioneve është rrezikuar nga zhvillimet demografike në vend. Projeksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni të fortë demografik. Deri në vitin 2070, pjesa e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17% aktualisht. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia në moshë pune në grup-moshën (25–64 vjeç) parashikohet të bjerë 41% të popullsisë totale deri më 2070 nga 54 aktualisht. Ndërsa raporti i varësisë së moshës së vjetër (grup-mosha +65 në raport me popullsinë 25-65 vjeç) do të rritet më tej.

Raporti i varësisë për moshat e vjetra nga 26% aktualisht do të rritet në 83% deri në vitin 2070, më e lartë në të gjithë Rajonin. Flukset e larta të emigracionit, rritja e jetëgjatësisë dhe normat e ulëta të lindshmërisë e nxisin këtë prirje afatgjatë. Nga ana tjetër tendencat e tregut të punës shtojnë sfidat demografike. Shkalla e mbulimit me sigurime në popullsinë në moshë pune është shumë e ulët në Shqipëri. Për shembull, në vitin 2023, rreth 1.86 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej tyre vetëm rreth 44 qind ishin kontribuues në skemën e pensioneve.

Rreth 56% e popullsisë në moshë nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë. Midis të vetëpunësuarve, një numër i vogël kontribuon skemë rurale, ndërsa të vetëpunësuar të tjerë kontribuojnë në skemën kryesore dhe përbëjnë vetëm 10 për qind e totalit të kontribuuesve, teksa vetëpunësimi zë gati 30 për qind të punësimit total në vend. Banka Botërore analizon se shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve ngre rrezikun për rritjen e fortë të pensioneve të pjesshme në të ardhmen./ Monitor

buxheti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet