LIVE UPDATES
Ekonomi

2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në Rajon

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (Wbif) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve për Rajonin vuri në dukje se Shqipëria ka përfituar më pak fonde nga vendet e tjera sa i përket zhvillimit të kapitalit human.

20 Maj 2024, 12:37 Nga M.B
2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të
Foto ilustruese

TIRANA- Politikat e brendshme në vendin tonë nuk i kanë kushtuar vëmendje zhvillimit të kapitalit njerëzor, dmth investime dhe politika zhvillimi në arsim dhe në shëndetësi, strehim dhe mbrojtje sociale që të garantojë zhvillimin e aftësive në shoqëri. Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (Wbif) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve për Rajonin vuri në dukje se Shqipëria ka përfituar më pak fonde nga vendet e tjera sa i përket zhvillimit të kapitalit human.

Webif përllogarit se Shqipëria nga viti 2009 deri në vitin 2023 ka përfituar vetëm 3 milionë euro nga fondet për kapitalin njerëzor, ndërkohë që Serbia ishte përfituesi më i madh në rajon me 73.5 milionë euro, e ndjekur nga Bosnja me 11.1 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 12.9 milionë euro, Mali i Zi me 12.8 milionë euro dhe Kosova me 3.9 milionë euro.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor njeh rëndësinë e arsimit dhe aftësive, shëndetit dhe mbrojtjes sociale për të nxitur rritjen ekonomike. Krahas përpjekjeve për reduktimin e varfërisë, përfshirjen sociale dhe forcimin e sigurisë sociale, masat shoqëruese e tjera përfshijnë strehimin social, arsimin, shëndetin. Një fushë kyçe e ndërhyrjes është dixhitalizimi në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka përfituar sasinë më të ulët të fondeve për kapitalin human në një kohë që ka nevojat më të mëdha në këtë drejtim. Vendi ende po përjeton largim në nivele të larta te të rinjve jashtë, një fenomen që tregon nuk po ofrohet një klimë e mirë për të jetuar. Përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare sugjeruan me herët këtë vit se një model i shëndetshëm rritjeje duhet të bazohet në investime të kapitalit njerëzor dhe në arsim.

Emanuel Salinas, Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, mendon se kapitali njerëzor është zemra e trajektores së zhvillimit të vendit dhe aftësisë së tij për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe përafrimit të standardeve të të ardhurave dhe jetesës me mesataren e Bashkimit Europian.

Për ta thënë thjesht, Shqipëria nuk mund të bëhet një vend i fortë, i avancuar dhe me të ardhura më të larta, pa angazhuar një kapital njerëzor po aq të fortë dhe produktiv. Sipas tij, popullsia shqiptare mund të rrisë me 40% produktivitetin e vet gjatë gjithë jetës, nëpërmjet përmirësimeve në shëndetësi dhe arsim. Të njëjtin vizion ka edhe Anke Weber, shefe e misionit në Shqipëri e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila e vlerësoi kapitalin human si themelin e zhvillimit të qëndrueshëm. “Përshpejtimi i emigrimit të fuqisë punëtore shqiptare do të përkeqësonte sfidën e tregut të shtrënguar të punës, duke penguar rritjen e produktivitetit./ Monitor

fondet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen