LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci i energjisë, importet u rritën 2.2 herë, peshën e prodhimit neto e mbajtën privatët

Bilanci i energjisë i publikuar nga institutit i Statistikave tregon se viti 2024 edhe pse një vit i mirë në aspektin e prodhimit nuk ka arritur të tejkalojë vitin n2023 që konsiderohet si një vit mirë hidrik. Për rrjedhojë përveç prodhimit edhe eksportet janë në rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

23 Maj 2024, 13:41 Nga M.B
Bilanci i energjisë, importet u rritën 2.2 herë, peshën e
Foto ilustruese

TIRANA- Importet bruto të energjisë në vend u rritën me 2.2 herë në 3-mujorin e parë të vitit. Bilanci i energjisë i publikuar nga institutit i Statistikave tregon se viti 2024 edhe pse një vit i mirë në aspektin e prodhimit nuk ka arritur të tejkalojë vitin n2023 që konsiderohet si një vit mirë hidrik. Për rrjedhojë përveç prodhimit edhe eksportet janë në rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,3%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 11,1%, duke arritur vlerën 2.478 GWh nga 2.787 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2023. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 46,9%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 50,3% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 2,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2024, arriti vlerën 535 GWh nga 246 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2,2 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 814 GWh nga 904 GWh, duke shënuar një rënie me 10,0%”, vlerëson INSTAT.

Privatët mbajnë peshën kryesore

Hidrocentralet private kanë arritur të prodhojnë më shumë energji sesa kaskada e Drinit që në të kaluarën me luhatje të vogla ka dominuar prodhimin e energjisë. Madje këto të fundit kanë shënuar rritje edhe në raport me vitin e shkuar. Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2024, prodhuan 1.162 GWh nga 1.614 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 28,1%.

“Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.246 GWh nga 1.156 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 7,8%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2024 është 279 GWh nga 658 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në dokument.

I njëjti tregon se humbjet në rrjet arritën vlerën 483 GWh nga 534 GWh duke shënuar kështu një rënie me 9,5 %. Humbjet në transmetim janë ulur me 7,4% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 9,7%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 2,2%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 24,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 (fig.3

Rritet përdorimi i energjisë

Biznesi dhe familjarët duket se në tremujorin e parë të këtij viti kanë rritur përdorimin e energjisë. Konkretisht përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2024, u rrit me 7,6%, duke arritur vlerën 1.716 GWh nga 1.595 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023.

“Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 9,5%, përkundrejt rritjes me 5,1% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë”, thuhet në publikim./ Monitor

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit