LIVE UPDATES
Ekonomi

Indeksi i shëndetit të bankave u përmirësua më tej vitin e kaluar

Indeksi i shëndetit të bankave matet nga Banka e Shqipërisë në një interval nga zero në një, ku sa më e ulët të jetë vlera, aq më e mirë është gjendja financiar e sektorit.

6 Maj 2024, 14:44 Nga M.B
Indeksi i shëndetit të bankave u përmirësua më tej
Foto ilustruese

TIRANA- Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i shëndetit bankar i llogaritur me të dhënat e fundit të periudhës shënoi vlerën 0.36, duke shfaqur një përmirësim ndaj situatës së gjashtë muajve dhe një viti më parë. Indeksi i shëndetit të bankave matet nga Banka e Shqipërisë në një interval nga zero në një, ku sa më e ulët të jetë vlera, aq më e mirë është gjendja financiar e sektorit. Ecuria më e mirë e vitit 2023 kryesisht nga përmirësimi i notës së treguesit të përfitueshmërisë, që erdhi si rezultat i rritjes së ndjeshme të fitimit të sektorit bankar dhe i përmirësimit të treguesit të kthimit nga aktivet.

Vitin e kaluar, sektori bankar realizoi një fitim neto (sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë) në vlerën 32.5 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 50% krahasuar me vitin 2022. Në fund të vitit 2023, kthimi nga aktivet u përmirësua ndjeshëm në nivelin 1.99%, nga 1.36% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa kthimi nga kapitali arriti në 17.26%, nga 12.3% që kishte qenë një vit më parë. Raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar ra në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008.

Me përmirësim gjatë periudhës u shfaqën nënindekset e likuiditetit dhe të eficiencës, nënindeksi i cilësisë së aktiveve u shfaq i qëndrueshëm, ndërsa nënindeksi i kapitalizimit erdhi në rënie duke reflektuar rënien e peshës së kapitalit të nivelit të parë në vlerën e kapitalit rregullator. Kjo ka ardhur për shkak të shpërndarjes së dividendëve nga disa banka dhe paralelisht nga një përdorim në rritje i instrumenteve të borxhit, që njihen si pjesë e kapitalit rregullator të nivelit të dytë.

Për grupin e bankave sistemike, indeksi sinjalizon përmirësim në krahasim me të dy gjashtëmujorët e kaluar. Këto banka shfaqin përmirësim në nënindekset e cilësisë së aktiveve, likuiditetit dhe veçanërisht atë të eficiencës që tregon për përmirësim të treguesve që lidhen me shpenzimet. Indeksi i shëndetit bankar tregon një ecuri më të mirë të bankave me kapital të huaj në krahasim me bankat me kapital shqiptar.

Për bankat me kapital vendas vërehet përmirësim në drejtim të përfitueshmërisë, cilësisë së aktiveve dhe eficiencës, ndërkohë që kapitali dhe likuiditeti paraqiten në nivele më pak të mira në krahasim me dy periudhat paraardhëse. Në tërësi, Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë viteve 2014-2023, indeksi i agreguar i shëndetit bankar flet për përmirësim të shëndetit dhe rritje të qëndrueshmërisë së të gjithë sektorit bankar. Përmirësimi lidhet në mënyrë të veçantë me përmirësimin e cilësisë së aktiveve dhe të kapitalit. Në të njëjtën kohë, ndjeshmëria e indeksit ndaj niveleve të përfitueshmërisë është bërë më e rëndësishme që nga tremujori i parë i vitit 2020, kur fitimet e sektorit bankar kanë ndjekur një cikël rritës./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë