Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në buletinin e borxhit publik për tremujorin e parë, Ministria e Financave njoftoi se këtë vit parashikon të çojë kostot e shërbimit të borxhit publik në 259 miliardë lekë, një rekord historik ose rreth 2,4 miliardë euro, nga të cilat 220, 8 miliardë lekë janë principal dhe 38.3 miliardë lekë janë komisione dhe interesa.
TIRANA- Një parashikim afatgjatë i Ministrisë së Financave deri në vitin 2053 synon të ulë kostot e shërbimit të borxhit publik (shlyerjen vjetore të interesave dhe principalit) në mënyrë të dukshme deri në vitin 2030, pas një rritje të ndjeshme të pagesave në dy vitet në vijim. Në buletinin e borxhit publik për tremujorin e parë, Ministria e Financave njoftoi se këtë vit parashikon të çojë kostot e shërbimit të borxhit publik në 259 miliardë lekë, një rekord historik ose rreth 2,4 miliardë euro, nga të cilat 220, 8 miliardë lekë janë principal dhe 38.3 miliardë lekë janë komisione dhe interesa.
Në vitin 2025, kostot e shërbimit të borxhit do të jenë edhe më të larta në rreth 332 miliardë lekë ose mbi 3,3 miliardë euro, nga të cilat 287 miliardë lekë janë principal dhe 34 miliardë lekë janë interesa. Kostot vjetore të shërbimit të borxhit pritet të jenë të larta edhe për vitet 2026 dhe 2027 dhe 2028 me mbi 170 miliardë lekë në vit, por më pas pagesat vjetore për shërbimin e borxhit do të jenë shumë më të ulëta. Pritshmëritë janë që në vitin 2030, kostot e shërbimit të borxhit të jenë vetëm 69 miliardë lekë dhe kjo shumë pritet të ulet më tej në vitin 2034 në vetëm 24 miliardë lekë ose mbi 9 herë më pak se viti aktual.
Shërbimi i borxhit zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore. Vitin e kaluar kostot e shërbimit të borxhit ishin 100.8 miliardë lekë ose 4,3% të PBB-së duke shënuar një rekord historik. Ndonëse këtë vit, kostot e shërbimit të borxhit janë parashikuar 2.5 herë më të larta se më 2023, në tremujorin e parë shërbimi i borxhit ishte vetëm 26 miliardë lekë, nga të cilat 16 miliardë ishin interesa dhe 9.3 miliardë lekë ishin principal.
Në tremujorin e parë të vitit 2024 borxhi publik në raport me PBB shënoi ulje me 55.7 % me rënie 3,1 pikë për qind në raport me fundin e vitit 2023. Rënia e borxhit publike si ne vlerë dhe raport me PBB, çliron më shumë fonde në buxhet për shërbime të tjera buxhetore të tilla si investime, rritje të pagave dhe më shumë mundësi për rishpërndarë tek qytetarët të ardhurat nga tatimet dhe taksat. Qeveria e shqiptare ka ndjekur një taktikë vitet e fundit duke projektuar një deficit të lartë në buxhet, i cili nuk ka mundur të realizohet kryesisht nga mosrealizimi sipas planit të investimeve kapitale. Mosrealizimet kanë shkuar për uljen e borxhit. Kjo ecuri pritet të materializohet edhe këtë vit teksa, shihet se investimet kapitale kanë pasur ecuri shumë të dobët në tremujorin e parë dhe balanca e përgjithshme buxheti është me suficit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar vlerësoi rrezikun nga goditjet që vijnë nga mjedisi i jashtëm si rrezikun kryesor sistemik ...
Foto ilustruese TIRANA- Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i sh...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të dielën, duke u reduktuar me ...
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 6 për qind që aplikohet prej disa vitesh...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shë...
Foto ilustruese TIRANA- Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, pë...
foto ilustruese TIRANË- Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontroll...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar konfirmoi një cikël pozitiv dhe një reagim të mirë ndaj zhvillimeve makroekonomike sfi...
Ervin Mete TIRANA- Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, në të cilë...
Foto ilustruese TIRANA- Pavarësisht përmirësimeve që mund të jenë bërë në aspektin tatimor me masa, biznesi sh...