Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raporti nënvizon se kredia bankare shënoi rritje të ndjeshme gjatë periudhës. Në terma vjetorë, kredia u zgjerua me 11.1%, ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Në këtë ecuri ndikoi kryesisht rritja e fortë e kredisë në Lek, rritja e kredisë afatgjatë dhe rritja e kredisë për bizneset. Edhe kredia për jorezidentët u rrit gjatë periudhës, por mbeti pranë niveleve të një viti më parë. E korrigjuar për efektin e kursit të këmbimit, rritja vjetore e kredisë do të ishte rreth 14%.
TIRANË- Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ndodhet në një situatë të mira financiare, por edhe nevojën për të marrë disa masa parandaluese. Sipas raportit të fundit të Stabilitetit Financiar, këto masa lidhen kryesisht me nevojën për të ngadalësuar shpejtësinë e ciklit financiar (të rritjes së kreditimit) dhe për të rritur rezistencën e bankave ndaj ekspozimeve me rrezik.
Raporti nënvizon se kredia bankare shënoi rritje të ndjeshme gjatë periudhës. Në terma vjetorë, kredia u zgjerua me 11.1%, ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Në këtë ecuri ndikoi kryesisht rritja e fortë e kredisë në Lek, rritja e kredisë afatgjatë dhe rritja e kredisë për bizneset. Edhe kredia për jorezidentët u rrit gjatë periudhës, por mbeti pranë niveleve të një viti më parë. E korrigjuar për efektin e kursit të këmbimit, rritja vjetore e kredisë do të ishte rreth 14%.
Përshpejtimi i kreditimit është shoqëruar me një rritje të lehtë të stokut të kredive me probleme, ndonëse raporti i kredive me probleme ka mbetur në nivele të qëdnrueshme. Stoku i kredive me probleme u rrit gjatë periudhës me rreth 6%, duke u ngjitur në nivelin 37 miliardë lekë. Kjo rritje u vu re kryesisht në portofolin e kredisë në monedhën vendase, në kredinë afatshkurtër dhe në kredinë për bizneset.
Një prej segmenteve të kredisë me rritjen më të shpejtë gjatë viteve të fundit është kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme. Për shkak të kërkesave të sektorit bankar për mbulimin e kësaj lloj kredie me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme, kjo lloj kredie dhe kolaterali mbështesin në mënyrë të ndërsjellë kahun e ndryshimit të vlerave të njëri-tjetrit, duke përforcuar ekspozimin e sektorit bankar ndaj zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.
Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë shpalli rritjen e normës kundërciklike të kapitalit (KUNC) me 25 pikë bazë, në nivelin 0.25%. Bankave iu komunikua mundësia e rritjeve të tjera në nivelin e këtij instrumenti, nëse kredia e përgjithshme ose ajo në segmente të veçanta të saj, vijon të rritet me ritme të shpejta.
Për këto arsye, sipas bankës së Shqipërisë, kjo kategori kredie ka nevojë të vlerësohet në mënyrë të kujdesshme për të parandaluar apo trajtuar zhvillime që rezultojnë të paqëndrueshme. Me këtë qëllim, në zbatim të rregullores së posaçme të miratuar në tetor të vitit 2023, janë mbledhur dhe po analizohen raportimet e para të bankave për standardet që ato kanë zbatuar në këtë lloj kredie. Pas një procesi të nevojshëm të sigurimit të cilësisë dhe të konsistencës, treguesit që po mblidhen nga bankat do të mbështesin zbatimin e instrumenteve makroprudenciale që do të kontrollojnë rrezikun që buron nga këto ekspozime.
Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, rezistenca e sektorit bankar ndaj rreziqeve, në terma të kapitalizimit dhe përfitueshmërisë së veprimtarisë vlerësohet e mirë. Më konkretisht, në fund të periudhës, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar rezultoi 19.3%. Aktualisht bankave iu kërkohet të përmbushin disa kërkesa për nivelet e kapitalit, ku përfshihen shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe ato për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrimeve të pranuara (MREL). Me qëllim forcimin e pozitave të kapitalit, gjatë periudhës bankat kanë
injektuar kapital, kanë rritur fitimet e pashpërndara dhe kanë shtuar përdorimin e borxhit të varur. Sektori bankar në tërësi arriti t’i përmbushte kërkesat rregullatore për kapital të periudhës sipas kalendarit të përcaktuar dhe të regjistronte një tepricë kapitali pozitive./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Sistemet e prodhimit të ushqimit që kombinojnë akuakulturën dhe hidroponinë apo të njohura si akuapon...
Foto ilustruese TIRANA- Deputetët e grupit parlamentar të PD-së kanë depozituar në Kuvend projektligjin “Për disa shtes...
Foto ilustruese TIRANA- Fermerët në zonën e Korçës kanë nisur sezonin e mbledhjes së patates. Këtë vit ...
Foto ilustruese TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kë...
Foto ilustruese TIRANA- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë sh&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit dhe po i drejtohet kufirit të 99 lekëve. Sipas kursit zyrta...
Foto ilustruese TIRANË- Tre procedura prokurimi të ndryshme që kanë në objekt të tyre ndërhyrje në stokun e banesav...
Foto ilustruese TIRANË- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë s...
Foto ilustruese TIRANA- 29 bashki në vend do të përfitojnë rreth 17 mln euro fonde për financimin e projekteve të programit &...
foto ilustruese TIRANË- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve m&e...